Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata e ka sekuestruar pasurinë e ish-ministrit të energjetikës Trajço Trajkov

Trajço Trajkov
Foto: arkiv

Me vendimin e Gjykatës së qytetit të Sofjes është sekuestruar pasuria e ish-ministrit të energjetikës Trajço Trajkov për pothuaj 1,200 mln. euro. Vendimi po apelohet nga zoti Trajkov.

Pas ngritjes së akuzës kundër Trajkovit për shitjen e aksioneve shtetërore në kompaninë energjetike EVN, është nisur verifikimi i pronave të tij. Kontrollimet e bëra janë për 10 vitet e fundit dhe ato tregojnë mospërputhshmëri prej 1.200 mln. euro. Deri në të premten Trajço Trajkovi duhet të shpjegojë origjinën e parave, me të cilat gjatë kësaj periudhe ka blerë prona të paluajtshme dhe ka bërë transaksione në bursë.

Nga viti 2009 deri më 2012 Trajço Trajkov ishte Ministër i ekonomisë dhe energjetikës në kabinetin e parë të kryeministrit Bojko Borisov. Në zgjedhjet e vitit 2016 ai ishte kandidat për president.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Blloku 5 i Centralit Atonik Elektrik “Kozlloduj” po mbyllet për t'u furnizuar me karburant bërthamor amerikan

Më 5 maj, njësia e pestë e centralit të vetëm bërthamor bullgar “Kozlloduj” do të mbyllet për riparime të planifikuara vjetore dhe furnizim me karburant bërthamor amerikan. Në përputhje me programin e diversifikimit të Centralit Atonik Elektrik..

botuar më 24-05-03 11.13.PD

“Reporterët pa kufij”: Bullgaria u ngjit në vendin e 59-të për sa i përket lirisë së medias

Bullgaria u ngjit me 12 pozicione në vendin e 59-të në renditjen vjetore të Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias për vitin 2024, publikuar me rastin e 3 majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Vendi ynë përmirëson ndjeshëm pozicionin e tij..

botuar më 24-05-03 9.46.PD

Parashikimi i motit për 3 majin 2024

Gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore, ndërsa të premten në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë, pasdite nga perëndimi dhe me të, temperaturat e ditës do..

botuar më 24-05-02 7.35.MD