Edicioni i gjashtë i festivalit për kinema dokumentare “Sofia Biting Docs Flm Festival” zhvillohet nën moton “Shoku shpirtëror” dhe përfshin dy filma të rinj dokumentarë bullgarë: “Rruga e Santjagos”: Aventura e shpirtit” dhe “Kopshti i Shën Mërisë”.
Festivali u hap më 1 tetor në Shtëpinë e Kinemasë me filmin për itinerarin e pelegrinëve Kamino. Historia për njerëzit, të cilët ecin në rrugën e shenjtë, që të gjejnë zgjidhje të problemeve të tyre shpirtërore dhe ta ndiejnë energjinë e kësaj aventure magjike është treguar me shumë humor.
Dokumentari tjetër, i cili prezantohet për herë të parë në programin e festivalit, është “Kopshti i Shën Mërisë”. Ai tregon për jetën e murgjve në Manastirin e Zografit dhe nëpërmjet tij shikuesi mund të njihet me bashkësinë më të vjetër të murgjve, ku nuk ka shkelur këmba e gruas tashmë më shumë se 1000 vjet – ishulli Aton në Greqi, ku murgjit i kryejnë detyrimet e tyre të përditshme – gatuajnë ushqimin, presin drurë, pastrojnë, pikturojnë ikona. Ata na tregojnë historinë e një ikone, e cila ka ardhur në manastir në një mënyrë enigmatike para 30 vitesh.
Festivali, i cili paraqet nëpërmjet mjeteve të kinemasë dokumentare tema të rëndësishme, si për shembull shkelja e të drejtave të njeriut, integrimi i minoriteteve, problemet e mjedisit etj., po vazhdon deri në 10 tetor.
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..
Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le..