Një përrallë e vërtetë prej ngjyrave dhe formave, një det plotë me buzëqeshje dhe një gjendje të mirë shpirtërore i presin banuesit dhe miqtë e kryeqytetit ditën e shtunë, 6 tetor, kur në zemër të qytetit do të zhvillohet Parada e 4 e kapelave. Organizatorë janë “Shtëpia e kapelave” e projektueses Irina Sardareva dhe Muzeu për histori të Sofjes. Procesioni shumëngjyrësh dhe elegant do të niset në orën 16.00 nga monumenti i Aleko Konstantinovit, do të kalojë nëpër zonën për kalimtarë në bulevardin Vitosha dhe do të përfundojë përpara Muzeut për histori të Sofjes.
“Historia e kapelës është tragjike. Gjatë vitit 1946 ajo ka qenë e ndaluar në Bullgari. Kurse unë dua ta ringjall – sqaron Irina Sardareva. Sepse bullgarja është një grua shumë e bukur, me një energji të madhe të brendshme. Kapela e ndihmon të jetë e ndryshme, të transformohet, të luajë ndonjë farë roli, sepse ne, gratë, jemi artiste, pavarësisht nëse e pohojmë ose jo. Kështu që mundohem ta detyroj bullgaren të buzëqeshë më shumë në pasqyrë, të shikojë veten të ndryshme, të mos të frikësohet të jetë mbretëreshë.”
Parada e kapelave e Sofjes lind gjatë vitit 2017 dhe që atëherë zhvillohet dy herë në vit-gjatë pranverës dhe vjeshtës. Ideja nuk është e re: parada të ngjashme zhvillohen në Londër, në Nju Jork, Barcelonë, dhe në qytete të tjera. Çfarë e shtyn Irina Sardarevën të ftojë njerëzit të vendosin kapelat zyrtare, sportive, të çmendura, turke, indiane dhe turli farë lloje të tjera dhe të dalin në rrugë?
“I thash vetes; përse të mos të ketë një paradë të tillë dhe në Sofje? Mos jemi vallë më të keq nga të tjerët ose nuk kemi kaq vetëdije? Parada është një përjetim i shkëlqyer, publiku na duartroket, fotografohet me ne, njerëzit na gëzohen shumë. Ne krijojmë një emocion dhe atmosferë, e cila kohët e fundit mungon në jetën tonë – thotë modistja e kapelave. Shpesh na pyesin se kundra çfarë gjëje protestojmë. Ne nuk protestojmë, ne shpërndajmë dashuri! Kështu që ftoj që të gjithë, të cilët kanë vetëdije ose duan të pajisen me një të tillë, të vijnë dhe të tregojmë se jemi njerëz, të cilët e dinë se cilët janë. Sepse gruaja e cila e di se kush është, mban kapele, ajo nuk ka frikë ta tregojë përpara të tjerëve. Kurse meshkujt me ndihmën e kapelës, ri zbulojnë tiparet e xhentëlmenit në vetvete. Kështu që gjeni veten, vendosni kapelën tuaj dhe bashkohuni me ne!”
Pas të gjithë magjisë e cila i pret pjesëmarrësit dhe spektatorët e Paradës të kapelave, përpara Muzeut për histori të Sofjes, nxënësit e pedagoges muzikore Iskra Millkova do të zhvillojnë një koncert të vogël, kurse procesioni do të shoqërojë një muzikant të ri rrugor – Kristof, i cili do të krijojë një atmosferë festive.
“Çdo herë po përgatis ndonjë gjë të re ose të ndryshme – sqaron këtë befasi Irina Serdareva. Dua që çdo gjë të jetë e lirë pa prova paraprake, të burojë nga vet njerëzit. Të jetë sa më shumë të jetë e mundur më e natyrshme. Ai që do të këndojë-të këndojë diçka, ai që do që të vallëzojë-të vallëzojë. Të mos të kemi frikë të paraqitemi si me kapele, ashtu dhe me këngë dhe valle.”
Nuk do të mungojnë dhe dekorata. “Shtëpia e kapelave” do të japë dekoratë për kapelën më të bukur ose të punuar në mënyrë origjinale në dorë dhe të zbukuruar, kurse Muzeu për histori të Sofjes do të dekorojë zonjën më elegante.
“Dashuria është gjëja me e rëndësishme në këtë jetë – dashuria ndaj njerëzve të afërt, ndaj punës, ndaj natyrës. Kështu mendoj unë – tregon Irina Sardareva – dhe e bëj Paradën e kapelave sepse mendoj se shpërndarja e dashurisë, të energjisë pozitive është më e rëndësishmja në këtë jetë. Dhe në qoftë se i dhurojmë dashuri ndokujt, ajo na kthehet. Këtë nganjëherë njerëzit e harrojnë. Ne jetojmë me kujtimet e mira, kurse kujtimet e mira... ato janë një lumturi!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasilevа
Foto: arkiv personal
Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën. I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr..
Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..
Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...
Nga 1 janari 2020 deri më 24 nëntor 2023 janë dorëzuar 75805 aplikime për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Këto të dhëna i ka bërë të ditura në Kuvend në..
Zhvillimi i inteligjencës artificiale ndan qëndrimet mes bullgarëve, por duket se mbizotëron shqetësimi. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të..
Në konkurrencën e mbi 35 ekipeve nga e gjithë bota, ekipi i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” fitoi vendin e parë në konkursin më të madh..