Të dielën, 14 tetor, do të zhvillohet edicioni i 35-të i maratonës prestigjoze WIZ Air të Sofjes. Në ngjarje do të marrin pjesë mbi 4000 sportistë nga 48 shtete – kjo shifër është rekorde për këtë maratonë.
Organizatorët kanë përgatitur një shumë të madhe për atletët, të cilët do të klasifikohen në vendet e para – 32 mijë euro.
Sivjet pjesëmarrësit mund të zgjedhin një nga 4 distancat. Më shumë do të jenë ata që do të përfshihen në itinerarin me gjatësi 3 km. Distancat e tjera janë 10,550 km, gjysmë-maratona – 21,195 km dhe 42,195 km. Gara do të fillojë në orën 10.00 para Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski”.
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e..