Kandidatura bullgare për Lojërat Dimërore Olimpike gjatë vitit 2024 ka përkrahjen serioze të nivelit më të lartë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Buxheti për shpenzimet operative për zhvillimin e lojërave është nga 30 deri në 40 mln euro. Këtë e bëri të ditur në profilin e vet në Facebook Ministri i Transportit Krasen Kralev. Delegacioni bullgar në Buenos Ajres për sesionin e 133 të Komitetit në Buenos Ajres ka pasur një takim njëorësh me ekipin teknik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, i cili do ta konsultojë vendin tonë gjatë përgatitjes së kandidaturës së Bullgarisë për të qenë mikpritëse e lojërave. Presidentja e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova dhe Krasen Kralev u pritën nga Presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Bah.
Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë..