Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vladimir Putin: Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm në transitin e gazit rus për tregjet evropiane

Foto: kremlin.ru

Në Moskë në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorit të ri bullgar në Rusi Atanas Krëstin, presidenti rus Vladimir Putin shprehu keqardhje për mosrealizimin e projektit për gazsjellësin “Rryma Jugore”, por shtoi se “po hapen mundësi të reja dhe Bullgaria mund të luajë një rol të konsiderueshëm për transitin e gazit rus për tregjet evropiane”.

Putini nënvizoi se gjatë vizitave në muajin maj të Presidentit Rumen Radev dhe të Kryeministrit Bojko Borisov në Moskë ishin konfirmuar synimet reciproke për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, përfshin këtu dhe në sferën energjetike. Ai kujtoi se sivjet shënojmë përvjetorin e 140-të të çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dëshiron që marrëdhëniet bullgaro-vietnameze të arrijnë një nivel strategjik

Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për të thelluar më tej shkëmbimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella, thanë presidenti Rumen Radev dhe ministri i industrisë dhe tregtisë së Vietnamit Nguyen Hong Zien. I ftuari është kryetari nga pala..

botuar më 24-05-14 8.36.PD

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD