Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Fluksi i madh i migrantëve në Bullgari vjen nga kufiri grek

Bojko Borisov
Foto: arkiv

Fluksi i madh i migrantëve në Bullgari vjen nga kufiri grek. Këtë e tha para gazetarëve kryeministri Bojko Borisov në Bruksel, ku merr pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Evropian. “Nuk mund të flasim për ndarjen sekondare të migrantëve, parase të zgjidhim problemin me kufijtë e jashtme”, theksoi kryeministri. Për zgjidhjen e problemit me migracionin është me rëndësi që çdo shtet të ketë vullnet politikë të investojë në sigurinë e vet kufitare, BE-ja të nënshkruajë marrëveshjet përkatëse me shtete të treta, nga ku fillojnë proceset migruese, gjithashtu t’u jepet ndihmën e domosdoshme financiare shteteve për mbrojtjen e kufijve të BE-së. “Mi bazë të këtyre tri gjërave do të jemi në gjendje të flasim për ndarjen sekondare, solidaritet, humanizëm”, komentoi kryeministri.

Kryeministri Bojko Borisov njoftoi gjithashtu, se nguli këmbë, që në protokollin për takimin e ardhshëm për klimën më 2 dhjetor në Katovice të regjistrohet, se vendet e BE-së nuk do të shtojnë angazhimet financiare për shkak të vendeve në zhvillim si Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 majin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..

botuar më 24-05-28 7.35.MD

Përplasje trenash në Stacionin Qendror Hekurudhor - Sofje, disa persona u plagosën

Dy trena u përplasën rreth orës 16:40 në Stacionin Qendror - Sofje, njoftoi për BNR qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përplasja ka ndodhur mes një treni që duhej të nisej për në Plovdiv dhe një tjetër që po kryente manovra me..

rinovuar më 24-05-28 6.12.MD

Makineritë për votim jashtë vendit do të jenë gati brenda ditëve

Jashtë vendit po instalohen makinat e votimit për zgjedhjet kombëtare dhe ato të Parlamentit Evropian të 9 qershorit. Brenda pak ditësh ato do t'i jepen Ministrisë së Punëve të Jashtme për të transportuar në përfaqësitë tona diplomatike jashtë..

botuar më 24-05-28 3.21.MD