Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përfundoi Olimpiadën Rinore, më të suksesshme deri tani

Foto: www.bgolympic.org

Pjesëmarrësi i fundi bullgar në Olimpiadën Rinore në Argjentinë – boksierja Gorjana Stoeva humbi me 0:5 ndeshjen për medaljen e bronzit në kategorinë deri në 51 kg kundër përfaqësueses së SHBA Destini Garsia dhe zuri vendin e katërt në këtë disiplinë. Kështu Bullgaria përfundoi Olimpiadën Rinore, më të suksesshme deri tani me 5 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzit. Medalje të artë fitoi Aleksandra Naçeva në kërcimin trehapësh, tituj në garat ekipore fituan qitësi Kirill Kirov, badmintonistja Marija Dellçeva dhe çifti i akrobatëve  Mariela Kostadinova-Panajot Dimitrov, të cilët fituan individualisht dhe medaljet e arta në çifte të përziera. Nënkampionë u bënë peshëngritësi Hristo  Hristov, atleti në hedhjen e çekiçit Valentin Andreev dhe tenisti Adrian Andreev në çift. Medalje të bronzta fituan Galja Shatova në ngritjen e peshave dhe Edmond Nazarjan në mundje.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit në Szeged

Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e dytë dhe zuri një vend në fazën finale të kualifikimeve për Paris 2024, duke kaluar 2000 metra për..

botuar më 24-04-26 3.42.MD
Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD