Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përshëndet vendimin e Parlamentit në Shkup për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

| rinovuar më 18-10-20 2.09.MD
Foto: Reuters

Me shumicën e kualifikuar 80 deputetë “pro”, sa 2/3-tat e nevojshme, Parlamenti në Shkup pranoi ndryshimet e Kushtetutës që ia hapin rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimi i emrit, për të cilin u pajtuan qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë në Marrëveshjen e Prespës gjatë qershorit të këtij viti, duhet filluar zyrtarisht brenda afatit dy javor.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva deklaroi se vendimi i Parlamentit në Shkup i hap rrugën procesit të integrimit evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë dhe është në favor të të gjithë shtetasve në regjion dhe se Bullgaria do të vazhdojë të jetë miku më i afërt dhe besnik në këtë proces.

Në përshëndetjen e drejtuar homologut maqedonas Zoran Zaev Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras nënvizoi se vendimi i Parlamentit maqedonas është një sukses i përbashkët dhe “një hap shumë i rëndësishëm drejt së ardhmes së begatë dhe paqësore të shteteve tona”.

“Gëzuar ditëlindjen Republika e Maqedonisë Veriore. Urime të përzemërta kryeministrit Zoran Zaev dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë moment historik. Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë Veriore”, shkroi Kryeministri Edi Rama në Twitter.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook shkroi: "Maqedonia e zgjodhi rrugën e integrimeve euroatlantike dhe bëri një hap të madh për forcimin e paqes në tërë rajonin tonë".

Në emër të BE-së komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn përgëzoi të gjithë ata, të cilët ia hapën rrugën evropiane Maqedonisë, duke bërë thirrje për respektimin e vullnetit të lirë të deputetëve.

Urimet e tij i shprehi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg, duke thënë se pas pranimit të ndryshimeve kushtetuese liderët qeveritarë dhe politikë në Shkup “duhet t’i përfundojnë procedurat kombëtare në përputhje me marrëveshjen për emrin dhe ta realizojnë mundësinë historike për aderimin e shtetit në NATO”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD