Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një film dokumentar bullgar përqendron vëmendjen mbi problemin për mbrojtjen e pronës intelektuale

БНР Новини

Të rinjtë nuk marrin në konsideratë, se kur i bëjnë vetes fotografi ose video, realizojnë një produkt krijues. Që me krijimin ai kthehet në një objekt të së drejtës së autorit. Tema për pronën intelektuale dhe për të drejtën të fitosh nga vepra të veta tek ne nuk ka popullaritet dhe është lënë pas dore nga shoqëria. Mirëpo, në fakt ka rëndësi të madhe. Për të përqendruar vëmendjen mbi këtë problem, këngëtari dhe themelues i duetit “Avenju” Velizar Sokollov – Zaki, realizoi filmin dokumentar “Të drejtat e autorti: Edhe ti je autor! Mund të fitosh nga kjo!”


Filmi u financua nga Zyra e pronës intelektuale e BE-së  (EUIPO) dhe në kuadrin e 15 minutave tregon se çfarë do të ndodhë me njerëzit në të ardhmen jo aq të largët, kur do të jenë të përfituar nga të gjitha dobitë e jetës dhe do të jenë indiferentë. Atëherë jeta e tyre do të kalojë në një mërzi të madhe. Regjisore e filmit të xhiruar në kryeqytetin Sofje dhe në rajonin Atolluka në afërsi të qytetit Bracigovo është Borisllava Dimova, skenaristë janë Levena Fillçeva dhe Ilija Kajnakçiev, kostumet dhe makijazhi janë vepër të Vesella Vëllçinova-Toshkova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filma nga gjashtë kontinente në "Sofia Film Fest"

“Hapini dyert kinemasë botërore!” – kjo është motoja me të cilën do të mbahet në kryeqytetin bullgar nga data 13 deri më 31 mars edicioni i 28-të i festivalit “Sofia Film Fest”. Programi i festivalit përfshin 143 filma të metrazhit të gjatë, dokumentarë..

botuar më 24-03-13 7.10.PD

Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë

Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e..

botuar më 24-03-12 6.30.PD

Në Plovdiv mbahet një konferencë ndërkombëtare për gajde

Interpretuesit bullgarë dhe të huaj të gajdes, si dhe mësuesit e këtij instrumenti tradicional, takohen në Plovdiv nga 8 deri më 10 mars. Kjo është një nga nismat në vendin tonë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gajdes - 10 Marsit. Fillimi i festës së..

botuar më 24-03-09 7.00.PD