Kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare po ndodhet në turne në Hungari. Të enjten është në Budapest, ku fëmijët do të këndojnë në sallën kombëtare të koncerteve “Bela Bartok” me rastin e përvjetorit të 75-të të Orkestrës Simfonike të Radios Publike të Hungarisë. Më 9 nëntor në kishën "Fjetja e Hyjëlindëses" ("Main Parish Church the Assumption”) dy koret e fëmijëve – ai i Radios Kombëtare Bullgare dhe ai i Radios Publike të Hungarisë do të prezantojnë programe të posaçme. Formacionet do të interpretojnë së bashku dy vepra emblematike – “Ave maria” të Zoltán Kodaly dhe “Natën e mirë” të Parashkev Haxievit. Sipas dirigjentjes së dytë të korit bullgar Teodora Dimitrova turneja është një mundësi e shkëlqyer për bashkëpunim me korin hungarez.
Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..
Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..
Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur..
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Festivali i 23-të Folklorik Ndërkombëtar Jugperëndimor "Paqja në Ballkan" mbledh ansamble vallëzimi nga e gjithë Bullgaria nga 30 maji deri më 2 qershor..