Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon ekspedita e 27 antarktike bullgare

Foto: BGNES

Më 9 nëntor drejt Polit Jugor niset pjesa e parë e ekspeditës antarktike bullgare, e përbërë nga ekipi logjistik prej 8 vetave dhe 2 biologëve. Gjatë muajve dhjetor dhe janar do të nisen akoma 3 grupe të tjera me pjesëmarrës në ekspeditë. Detyrat shkencore sivjet janë lidhur me studimin e ujërave detare rreth bazës antarktike Bullgare. Njëri nga projektet do të studiojë proceset e kolonizimit të algave të detit në Gjirin Jugor të ishullit Livingston të Antarktidës, kurse tjetri është lidhur me monitorimin hidrobiologjik të ujërave bregdetare në rajonin e bazës polare bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD

Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..

botuar më 24-05-17 11.14.PD