Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mali i Zi ka interes për pjesëmarrje minoritare në projektin e centralit atomik “Belene”

Foto: BTA

Në takim me ministren bullgare të energjetikës Temenuzhka Petkova  Ambasadorja e Malit të Zi në Bullgari Snezhana Radoviç deklaroi se vendi i saj tregon interes për pjesëmarrje në një projekt për ndërtimin e centralit atomik “Belene” me pjesë minoritare. 

Vetëm një ditë më parë qeveria bullgare miratoi procedurën për kërkimin e një investuesi strategjik ose të disave të tillë të vegjël në ndërtimin e centralit bërthamor. Ideja që në projekt të marrin pjesë dhe shtetet fqinje është prej kohe dhe fillimisht e propozoi ish-presidenti Gjeorgji Përvanov, kurse më vonë mori përkrahjen edhe të  kryeministrit Bojko Borisov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..

botuar më 24-05-17 11.14.PD

Dita e Magjepsjes së Bimëve në Fakultetin e Biologjisë së Universitetit të Sofjes

Dita Ndërkombëtare e Magjepsjes së Bimëve mbahet më 17 maj në sallën e ekspozitave të Fakultetit të Biologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nëpërmjet bisedave dhe demonstrimeve, studentët, pedagogët dhe studiuesit do të..

botuar më 24-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i vranët, me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 8°. Të premten do të ketë reshje shiu në zona të izoluara. Pasdite vranësitë në shumë rajone do të..

botuar më 24-05-16 7.20.MD