Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Elina Stojanova është pjesë e videospotit të kryebashkiakut të Londrës Sadiq Khan

Elina Stojanova para librarisë së saj në Londër
Foto: bulgariansinlondon.com

Bullgarja Elina Stojanova dhe libraria e saj në Londër ishin zgjedhur për spotin e kryebashikaut të Londrës Sadiq Khan, informoi https://bulgariansinlondon.com. Gjatë korrikut 2016 kryebashkiaku Sadiq Khan filloi fushatën “Londra është e hapur” dhe qëllimi i saj është që të prezantojë kryeqytetin britanik si qytet i hapur për biznes.

Gjatë tetorit të vitit 2018 në kuadrin e kësaj fushate doli videon e radhës që tregon sipërmarrës evropianë të cilët punojnë në Londër me mesazhin se pavarësisht nga Brexiti Londra vazhdon të jetë një vend i mirë për të jetuar.

Ndër pjesëmarrësit e këtij spoti është bullgarja Elina Stojanova me librarinë e saj “Na ishte një herë”. “Libraria është shtëpia e të gjithë bullgarëve, të etur për biseda për librin e fundit të lexuar. Natyrisht parat nuk fitohen lehtë kur shet libra në gjuhën tënde në një shtet të huaj. Por kjo sjell ndjenjën e kënaqësisë dhe ndjenjën se jetosh me ëndrrën tënde dhe në të njëjtën kohë mirënjohjen e njerëzve në çastet kur jep (bile atëherë kur për ty jeta është tepër e vështirë)” – thotë Elina në intervistën për këtë sajt.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Koreja e Jugut forcojnë lidhjet energjetike

Bullgarët dhe Koreja e Jugut do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për të nxitur kontaktet në fushën e energjisë. Kështu ranë dakord ministri i energjisë Vlladimir Malinov dhe ambasadori i Republikës së Koresë së Jugut në vendin tonë Bae..

botuar më 24-05-10 3.47.MD

“Market Links” parashikon një parlament me pesë parti pas zgjedhjeve

Koalicioni GERB-SDS do të ketë më shumë deputetë në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai do të ketë 80 deputetë, kundrejt 69 që kishte në Legjislaturën e 49-të. Për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), pritet..

botuar më 24-05-10 3.13.MD

Sofja ishte organizatore e një forumi të inteligjencës së NATO-së

Qendra e Inteligjencës e NATO-së mbajti sesionin pranveror të Komitetit të Lartë në Sofje. Takimi që u organizua nga Inteligjenca Ushtarake Bullgare, mblodhi së bashku rreth 50 përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnerë të Aleancës, njoftoi Shërbimi..

botuar më 24-05-10 10.43.PD