Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri komentoi raportin e KE-së për përparimin e Bullgarisë

Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov komentoi në Këshillin e Ministrave se raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Bullgarisë sipas Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit korrespondon në mënyrë të drejtpërdrejtë me buxhetin më bujar në historinë e Bullgarisë, i cili është i favorshëm për të gjitha degët e shoqërisë. Ai nënvizoi se këto para janë fituar falë rezultateve të mira të luftimit të korrupsionit dhe kontrabandës.

Borisovi nënvizoi se për herë të parë mbyllim 3 prej gjashtë pikëve, të lidhura me temat për kriminalitetin e organizuar dhe reformën në drejtësi – diçka që në vazhdim të disa dekadave ka qenë një barrë e rëndë për secilin bullgar. Bojko Borisovi citoi fjalët e Zv.Kraetarit të KE-së Frans Timmerman, se në se Bullgaria vazhdon të ecë në këtë drejtim, mekanizmi i monitorimit nuk do të jetë i nevojshëm më dhe ai do të anulohet para përfundimit të mandatit të këtij Komisioni. Kryeministri shprehi bindjen se pas këtij raporti qeveria holandeze mund të ndryshojë pozitën e saj sa i përket temës për Zonën e Shengenit dhe Bullgarinë.

Lidhur me përkeqësimin e mjedisit mediatik në Bullgari të përmendur në raport Bojko Borisov kërkoi organizimin e diskutimeve për lirinë e mediave tek ne me pjesëmarrjen e eurokomisionerëve përkatës.

Para Radios Kombëtare Bullgare Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani komentoi se problemi me garantimin e lirisë së mediave është aktual dhe në shtete të tjera të Bashkimit Evropian, jo vetëm në Bullgari.

Dje Frans Timmermans i kushtoi vëmendje faktit se çështja për lirinë e shprehjes dhe të mediave tek ne është jashtë Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit, por ka lidhje të drejtpërdrejtë me përparimin në reformën e gjyqësorit dhe luftimin e korrupsionit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali folklorik “Paqja në Ballkan” takon etni të ndryshme në qytetin e Dupnicës

Festivali i 23-të Folklorik Ndërkombëtar Jugperëndimor "Paqja në Ballkan" mbledh ansamble vallëzimi nga e gjithë Bullgaria nga 30 maji deri më 2 qershor në qytetin e Dupnicës (Bullgaria Jugperëndimore). Sipas rregullores së eventit, i cili nuk është i..

botuar më 24-04-30 6.15.PD
Rodopet dhe lumi Arda

Parashikimi i motit për 30 prillin 2024

Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore.  Të martën reshjet nga veriu do të fillojnë të ndalen, por do të vazhdojnë të..

botuar më 24-04-29 7.35.MD

Një qendër e re do të mbështesë integrimin e refugjatëve ukrainas në Plovdiv

Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur "Kompas" do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë dhënie këshillash dhe informacioni,..

botuar më 24-04-29 6.08.MD