Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Latino Grami për “Estruna”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Estruna” është një projekt i përbashkët i Arkanhelit dhe i korit popullor “Novi Bëllgarski Gllasove” /Zëra të Rinj Bullgarë/. Albumi i tyre Al Este Del Cante fitoi statujën për  flamengo album më të mirë në dekorimet Latino Grami të zhvilluara për herën e 23 në Las Vegas. Kombinimi i flamengos me ritme bullgare dhe zëra bullgarë iu imponua mbi kandidaturat e tjera më tradicionale.

Përpara 5 vjetëve këngëtari i  flamengos Arkanhel zhvilloi koncertin e tij të parë në festivalin “Xhaz+” në Sofje. Në darkë pas koncertit ai dëgjonte muzikë tradicionale bullgare me organizatorët. Si me shaka ata e lidhën me dirigjentin Gjeorgji Petkov /i cili ka punuar përpara kësaj në skenën e Sofjes me Bobi MakFerin/ dhe kështu përpara 4 vjetëve filloi projekti “Estruna”. Incizimet e para ishin në studion numër 2 të Radios Kombëtare Bullgare, i prezantuam si premierë në Radio Bullgarinë.

Në saje të Hose Migel Lopesit, autor dhe drejtues programi në Radion Kombëtare Spanjolle, incizimet u gjendën tek drejtorët e disa prej flamengo-festivaleve më prestigjioze në atdheun e tij. Ftesat vinin njëra pas tjetrës. Kombinimi midis flamengos së re dhe zërave të rinj bullgarë pushtoi fillimisht skenat, kurse pas 3 vjetëve doli në treg dhe albumi i koncertit Al Este del Cante /”Në lindje të këngës”/.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD