Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëskryeministri Simeonov dha dorëheqjen, protestat vazhdojnë

Valeri Simeonov
Foto: BGNES

Pasi mbrëmjen e së premtes Zëvendëskryeministri Valeri Simeonov, i cili përgjigjet për politikën ekonomike dhe demografike, dha dorëheqjen, ajo u pranua menjëherë nga Kryeministri Bojko Borisov. Kjo u bë pas protestave 26-ditëshe të nënave me fëmijë me aftësi të kufizuara, të cilat ishin quajtur nga Zëvendëskryeministri Simeonov “gra të potershme me fëmijët e tyre që sikur janë të sëmurë”. Duke shpallur vendimin e tij për dorëheqjen, ai deklaroi se nuk e ka marrë atë nën presionin e Kryeministrit, por sipas bindjes së vet personale se fushata e fortë mediatike kundër tij do të rrezikojë punën normale të qeverisë, në se ai vazhdon të qëndrojë në këtë post.

Protestuesit përshëndetën dorëheqjen, por do të vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre deri në votimin e dorëheqjes në Parlament. Çadrat e demonstruesve para ndërtesës së Kuvendit Popullor do të mbeten atje derisa nuk pranohen kërkesat e tyre për reforma në Ligjin për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Analistët politikë komentojnë se tani koalicionit qeverisës ka akoma një problem për ta përballuar – se kush do të ushtrojë funksionin e Zëvendëskryeministrit.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

Një ekspozitë fotografike paraqet momentet më të ndritshme të sportit bullgar

Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri më 21 maj në një galeri të hapur në "Urën e të Dashuruarve" pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në..

botuar më 24-05-10 6.15.PD

Parashikimi i motit për 10 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje...

botuar më 24-05-09 7.35.MD