Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta masive në Bullgari kundër keqësimit të standardit të jetesës

Të dielën e dytë radhazi në shumë qytete bullgare u zhvilluan protesta dhe u bllokuan rrugët e rëndësishme kombëtare. Protestuesit kërkojnë rritjen e standardit të jetesës dhe dorëheqjen e qeverisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth 3500 veta dhe 1750 automjete kanë marrë pjesë në demonstratat. Tri mijë policë u angazhuan me garantimin e sigurisë së tyre.11 veta janë arrestuar nga organet e rendit publik.

Ndërkohë vazhdon dhe protesta e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, e cila kaloi në formën e marshimit të heshtur. Nënat e pakënaqura do të mbeten para Këshillit të Ministrave deri në miratimin e dorëheqjes së Zëvendëskryeministrit Valeri Simeonov në Kuvend.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD