Ivan Janev: Përpiqemi të tërheqim fëmijët me çrregullime të të parit drejt sporteve

Foto: vipsport.bg

Njerëzit me çrregullime të të parit ushtrojnë sporte me kënaqësi, mjafton që të kenë kushte të përshtatshme  për këtë.

Viti 2018 do të mebtet në historinë e sportit bullgar me faktin se shteti ynë për herë të parë u bë mikpritës i Kampionatit botëror të shahut për njerëz me shikim të dëmtuar. Pjesëmarrësit e huaj ikën nga Bullgaria të kënaqur me organizimin e mirë dhe me siguri në zemrat e tyre mbeti një kujtim pozitiv nga qëndrimi në vendin tonë.

Снимка

Gjatë këtij viti sportistët bullgarë morë pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian të Showdown-it në Poloni me shpresën se në vitin 2019 do të mund të marrin pjesë në Botërorin e këtij sporti. Showdown është lojë për njerëz me çrregullime të të parit, i cili i ngjan ping pongut, por topi është tringëllues.

Снимка

СнимкаNë një intervistë për Radio Bullgarinëdr. Ivan Janev, kryetari i federatës “Sport për njerëzit me çrregullime të të parit” tha se gjatë vitit 2018 është zgjeruar lista e sporteve, të cilat mund t’i ushtrojnë tek ne njerëzit me probleme të të parit.

Përveç shahut dhe showdon-it federata jonë zhvillon disa sporte të tjera: golball (sporti i vetëm ekipor paraolimpik për njerëz me çrregullime të shikimit), harkëtari për të verbër, atletikë të lehtë, tavllë sportive, peshkim sportiv. Që nga viti 2018 përsëri organizojmë kampionate kombëtare të çiklizmit me biçikleta dyshe (tandem), i cili në të kaluarën ka qenë shumë i përhapur tek ne. Në të morën pjesë mbi 50 veta. Besoj se ky sport ka të ardhme në Bullgari” – tha Ivan Janev.

Снимка

Por vetëm dëshira për sport nuk mjafton. Pengesat para të verbërve që dëshirojnë të ushtrojnë sporte janë shumë dhe ndër tyre është mungesa e bazës materiale sportive, shpjegoi Janevi:

Anëtarët e federatës janë 32 klube sportive nga tërë vendi. Zakonisht ato përdorin ambiente të ofruara nga bashkitë – diçka për të cilën jemi shumë mirënjohës. Por këto ambiente përdoren kryesisht për salla për showdown apo për shah. Në fakt nuk kemi kushte të përshtatshme për sportet që kërkojnë bazë më specifike sportive.”

Снимка

Në Ligjin e ri për njerëzit me aftësi të kufizuara është shkruar se ato duhet të kenë mundësi të përdorin objektet sportive shtetërore. Nga Federata komentojnë se shpresojnë se Ligji do të fillojë të zbatohet. “Në ligjin e vjetër gjithashtu kishte dispozita të tilla, por ato rrallë aplikoheshin, shpjegoi kryetari i federatës “Sport për njerëzit me çrregullime të të parit”. Mungesa e politikës adekuate në sport për këta njerëz shkakton akoma një problem tjetër: mungesa e kuadrove të rinj për skuadrat e të verbërve, tha Janevi:

Снимка

Që kur filloi ashtuquajturi “integrim arsimor” të gjithë fëmijët me çrregullime të të parit frekuentojnë shkollat e zakonshme. Atje ata më shpesh nuk marrin pjesë në orët e edukimit fizik, sepse shkollat nuk disponojnë me kushte të përshtatshme. Ata nuk dinë për ekzistencën tonë, ne nuk dimë se ku pikërisht ka fëmijë të tillë. Ideja është (dhe shpresoj se do të marrim përkrahjen e shtetit) që t’i gjejmë këta fëmijë dhe t’i tërheqim në klubet tona. Nuk është e pranueshme që të ketë fëmijë, të cilët nuk kanë akses në sport. Sporti zhvillon aftësitë motorike, vullnetin për zhvillim dhe rritje, përqendrimin. Po përgatitim një letër të cilën do t’ia dërgojmë Ministrit të sportit dhe Ministrit të arsimit. Shpresojmë se ata do të na ndihmojnë”.

Снимка

Para Federatës ka akoma një sfidë të madhe – kjo është puna me fëmijët dhe me prindërit e tyre – ata duhet të kuptojnë sa i rëndësishëm është sporti për zhvillimin e tyre. Në fakt jo vetëm me fëmijët, por edhe me prindërit ka nevojë të punohet, shpjegoi doktori Janev:

Një pengesë e madhe në punën tonë është qëndrimi i prindërve. Në shumicën e rasteve kur fëmijët kanë aftësi të kufizuara prindërit ushtrojnë kontroll të tepruar mbi ta. Shpesh ata mendojnë se nëse fëmija ka probleme, ai nuk duhet të ushtrojë sporte në mënyrë që të evitohen lëndimet eventuale.

Federata bullgare “Sport për njerëzit me çrregullime të të parit” ka shumë ide të reja për të ardhmen. Këtu duhet përmendur marrëveshjen me IBSA (Federatën Sportive Ndërkombëtare të Njerëzve të Çrregullimt të të Parit) për përgatitjen e trajnerëve dhe gjyqtarëve të futbollit për të verbër. Ky është një sport paraolimpik , i cili merr përkrahjen e FIFA-së dhe UEFA-së. “Dëshiroj që futbolli për njerëzit me probleme të të parit të bëjë hapat e tij të para në Bullgari, sepse të gjitha shtetet fqinje e zhvillojnë këtë sport” tha dr. Janev. Shpresojmë se gjatë vitit 2019  rezultatet e punës së përkushtuar të anëtarëve të federatës do të bëhen të dukshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal


Më shumë nga rubrika
Pjotr Nesterov

Një bullgar u bë tenisti numër 1 në Evropë te 16-vjeçarët

Sportisti bullgar Pjotr Nesterov u zgjodh tenisti numër 1 i Evropës te djemtë në moshën deri 16 vjeç njoftuan zyrtarisht nga Tenis Evropa. Me këtë arritje tenisti bullgar fiton qëndrim njëjavor në akademinë “Muratogllu” – një nga qendrat më moderne..

botuar më 18-12-18 5.47.MD

Në stadiumin “Junak” në qendrën e kryeqytetit u hap një shesh i akullt patinazhi

Në stadiumin “Junak” në   qendrën e kryeqytetit u hap një shesh i akullt patinazhi, pra aty ku në të kaluarën ishte sheshi i njohur i akullt për patinazh “Druzhba”. Rimëkëmbja e impiantit kushton 340 mijë euro. Parashikohet në shesh të..

botuar më 18-12-15 10.15.PD

Tajbe Jusein është mbajtësja e “Ikarit Sportiv” për arritjen më të mirë sportive të vitit

Kampionia botërore dhe evropiane e mundjes Tajbe Jusein në kategorinë deri në 62 kg fitoi titullin “Ikar Sportiv” për arritjen më të mirë sportive të vitit 2018 të fondacionit “Sporti Bullgar”. Ky është viti më i suksesshëm për Tajbe Jusein, pasi ajo u..

botuar më 18-12-11 3.45.MD