Nga data 29 nëntor deri më 6 dhjetor kinemaja e re bullgare do të paraqitet në Monreal. Sinemateka e Kebekut (La Cinémathèque québécoise) do të jetë mikpritës i panoramës prej 26 titujsh të rinj kinematografikë, disa prej të cilëve janë me çmime dhe nominime prestigjioze nga festivale të ndryshme.
Filmat e zgjedhur janë si produkte më të mëdha ndërkombëtare, ashtu dhe të tilla më të vogla me buxhet të ulët. Qëllimi është që kinemaja bullgare të promovohet para një publiku sa më të gjerë ndërkombëtar.
Kjo është retrospektiva e dytë e këtij lloji të kinemasë sonë në Kanada pas vitit 2002. Hapja është me premierën në Amerikën Veriore të filmit-omnibus mbi tregimet e Georgi Gospodinovit “8 minuta e 19 sekonda”. Ndër titujt janë Vivaldi Winter – filmi më i ri vizatimor i regjisorit Teodor Ushev, “Prekja” me regji të Velisllav Kazakovit, i cili jeton në Monreal, filmi bullgaro-kanadez “Jeta e re” i Stefan Ivanovit etj.
Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo..
Midis biologjisë dhe ikonografisë kishtare, tangjentet janë të panjohura dhe të pakuptueshme për ata që i janë kushtuar shkencës. Për Ekaterina Titovën, Doktor i shkencave biologjike, e mësuar t'i qaset gjithçkaje në rrugën e logjikës, kisha vjen disi..
Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..