Në Sofje Institutit për Etnologji dhe Folkloristikë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave i paraqiti kalendarët “Rrënjat bullgare” për vitin 2019.
Njëri prej tyre i është kushtuar përvjetorit të Traktatit të Neuilly-sur-Seine, për shkak të të cilit u shkëputën nga vendi ynë territore me popullsi kompakte bullgare dhe u varros ideali kombëtar për bashkimin e vendit. Kalendari është për nder të mijëra refugjatëve dhe viktimave të trojeve të humbura. Ai e ka emrin “Tri motra – 100 vjet më vonë” dhe paraqet kostumet popullore të të shpërngulurve.
I dyti është “O vajzë e bukur”, i cili tashmë për të tretin vit me radhë realizohet me bashkëpunimin e muzeve në Bullgari dhe tregon bukurinë e kostumeve autentike popullore të rajoneve të ndryshme etnografike të vendit.
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..