Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Formacioni muzikor “Tube Hedzzz” promovon albumin e tij të dytë “Beyond”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Para disa vitesh tre muzikantë të njohur në skenën bullgare morën vendim për t’u takuar, që t’i përkushtohen hobit të tyre – të interpretojnë blus dhe rock and roll. Kështu u krijua indi-grupi muzikor bullgar “Tube Hedzzz”, ku bëjnë pjesë Angell Djullgerov (kitara, vokali), Veselin Veselinov-Eko (bas) dhe Rosen Vatev (bateri). Albumi i tyre i parë “Back to the Bluezzz” doli në tregun muzikor në vitin 2013 dhe gëzon një sukses të madh. Të preokupuar nga angazhimet e tyre individuale muzikantët e lënë “Tube Hedzzz” në plan të dytë. Tani, pesë vjet më vonë, tashmë është fakt albumi i tyre i dytë me titullin “Beyond”. Ata tashmë nuk janë tre, por katër.

Procesi i punës mbi album zhvillohej në mënyrë standarde, por angazhimet e çdo një prej nesh e vonoi përfundimin e “Beyond” tregoi Angell Djullgerov. – Është vështirë të përqendrohemi vetëm mbi këtë projekt. E vërteta është se “Tube Hedzzz” është një formacion shumë special për ne, sepse nëpërmjet muzikës që ne krijojmë, shprehim vetveten. Në muzikë ne jemi të tillë, siç jemi në të vërtetë. Struktura e pjesëve është e vështirë. Duke punuar mbi to ne të tre konstatuam se kemi nevojë për një keyboard-ist. Kështu Pllamen Dençev, një muzikant shumë i mirë nga “Funky Miracle” u gjend në grupin tonë.

Në një moment të karrierës sime interpretimet e mia të muzikës së stilit rock-and roll u pakësuan – thotë Eko. – Erdhi koha të fillojë të kem uri si të thuash për këtë stil. Duke u kthyer disa vite në të kaluarën po kuptoj se fillova pikërisht nga rock-and roll-i dhe në një moment ai filloi të më mungonte shumë. Grupet e mëdha të këtij stili nga vitet 70 të shekullit të kaluar luajtën një rol kryesor në formimin tim si muzikant. Doli se është kështu edhe për Rosenin, edhe për Angelin. Ata gjithashtu janë adhurues të mëdhenj të kësaj muzike. Kjo na bashkon. Në albumin “Beyond” ne e zhvillojmë këtë tingëllim në këtë mënyrë të re.

Singëli pilot “Broken Machine” është kompozuar nga Rosen Vatev. Ai ka akoma një pjesë në album – An Ordinary Feeling. Veselin Veselinov –Eko gjithashtu ka kontribut në projekt me pjesën e vet On the Run. Të tjerat janë kompozuar kryesisht nga Angell Djullgerov. Ka dhe një pjesë të muzikantit të njohur të stilit rock Vasko Krëpkata (Vasko Arnesa), me titullin “Qeni”.

Albumi “Beyond” ka 12 këngë. Ato do të paraqiten në festivale të ndryshme rock në Bullgari në vitin 2019. Videoja pranë singëlit-pilot Broken Machine është pothuajse e gatshme. Regjisori i saj është Georgi Manov, i cili e ka bërë sesionin fotografik të katër muzikantëve për albumin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

OSTAVA me një "Test" për botën tonë sot dhe dashurinë

"Bota është një test për ne. Bota është stres dhe mëkat..." - këndon frontmeni i grupit OSTAVA Svilen Noev në këngën "Test", me të cilën ata eksplorojnë botën e ndryshuar dhe dashurinë. Së fundmi muzikantët prezantuan videoklipin e këngës së fundit nga..

botuar më 24-05-08 8.20.PD
Nina Nikolina

“Shën Gjergji” apo “Ederlezi” – kënga pa të cilën nuk mundemi në ditën e Shën Gjergjit

Në folklorin bullgar ka shumë këngë kushtuar Shën Gjergjit Fitimtar . Një prej tyre, e cila medoemos interpretohet më 6 maj, është kënga e njohur rome e quajtur "Ederlezi", siç është emri rom i festës së shenjtorit. Këngën mund ta quajmë himnin..

botuar më 24-05-06 5.10.PD

Kori "Vanja Moneva" feston 30 vjetorin e krijimit

Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën. Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e..

botuar më 24-04-30 8.20.PD