Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Histori gogolësh” – një lojë-përrallë, e cila i pushton të vegjlit dhe të mëdhenjtë

БНР Новини

Fëmijëve u pëlqen të lexojnë. Atyre u pëlqen të luajnë gjithashtu. A ka diçka më interesante nga rikrijimi i librit të dashur? Para disa vitesh në tregun bullgar doli loja e parë-përrallë e këtij lloji -“Aventura e madhe e gogolit të vogël”. Sot ka një lojë të tillë për të gjithë familjen – “Histori gogolësh” në bazë të këtij libri. Ato janë vepër e Nikolla Rajkovit , autor dhe krijues i historive, ku fëmijët vetë zgjedhin se çfarë të bëjnë protagonistët e tyre, si të zhvillohen ngjarjet, si të zgjedhin variantet e subjektit dhe të arrijnë deri në finale të ndryshme.

Në dallim të shumë historive të tjera “Histori gogolësh” nuk është garë. Që të arrijnë me sukses në finale, lojtarët duhet të mësohen se si të ndihmojnë njëri tjetrin dhe të punojnë në ekip.

Histori gogolësh” është një lojë kooperative, domethënë ajo i mëson fëmijët për ta përballuar egon e tyre, të veprojnë së bashku për arritjen e qëllimit të përbashkët – na shpjegon Nikolla Rajkov. – Kjo është e rëndësishme, sepse jetojmë në një botë, ku ka konkurrencë të madhe. Ka shumë libra dhe lojëra për fëmijët, ku ka shumë protagonistë negativë. Ndërsa kjo lojë e kërkon bilancin dhe tregon se mund të ketë një histori interesante po të mos ketë kundërshtime atje.

Снимка

Rregullat janë të thjeshta. Gogolët duhet t’i përballojnë pengesat në rrugë dhe të arrijnë në finale në kuadrin e disa hapave. Të gjithë lojtarët duhet të hedhin zar njëkohësisht, e shqyrtojnë situatën dhe mund t’i ndërrojnë numrat, që u kanë rënë, që ta ndihmojnë lojtarin që mbetet prapa, ose t’i marrin sendet e gogolëve. Loja konsiderohet si e përfunduar me sukses, vetëm në qoftë se në finale kanë arritur të gjithë pjesëmarrësit. Në rast të kundërt të gjithë humbasin.

Снимка

Bordi i lojës gjithashtu duket në mënyrë jostandarde. Ai duket si puzzle. 

U arritëm deri në këtë vendim krejt rastësisht. Në një moment doli se bordi është tepër i madh dhe e vetmja mënyrë të hyjë në kuti ishte pikërisht ndarja e tij në më shumë pjesë, si puzzle. – na tregon për idenë inovative Nikolla Rajkov. – Para se të fillojnë lojën fëmijët duhet t’i bashkojnë pjesët e veçanta të bordit të lojës. Kjo është një mini-lojë. Para lojës së vërtetë.”

Maja Boçeva dhe Nikolla Rajkov

Ilustrimet e bukura janë pikturuar nga piktorja e talentuar Maja Boçeva, e cila jo për herë të parë punon me Nikolla Rajkovin. A kishte sfida serioze këtë herë?

Në vend të parë formati. Loja është e madhe. Unë duhej të pikturoja shumë pjesë të veçanta – thotë Maja Boçeva. – Këtej e tutje kënaqësia ishte shumë e madhe, sepse kishte shumëllojshmëri të madhe në vetë lojën dhe kjo e provokoi imagjinatën time. Në vend të dytë është e panjohura. Unë jam në dijeni të një historie kryesore, por nuk e di se si zhvillohet vetë loja. Kështu qe edhe unë vetë e pres me padurim befasimin. Me Nikolla Rajkovin punohet shumë lehtë, sepse është kërkues. Në të njëjtën kohë ai më jep mundësinë të krijojë dhe pas kësaj i pëlqejnë krijesat e mia.”

Снимка

Testet e para të lojës “Histori gogolësh” kaluan me sukses.

Bashkë me birin dhe shoqen time e provuam prototipin që gjatë krijimit të lojës. Kjo ishte e nevojshme, që të përballohen problemet, po të kishte të tilla. Kemi luajtur edhe bashkë me miqtë e birit tim. U gëzova shumë se ata e pëlqyen shumë. Pyetja e tyre e parë kur erdhën në shtëpi të nesërmen ishte a do të luajmë përsëri. Kështu qe jam shumë i kënaqur” – thotë Nikolla Rajkov dhe na rikujton se qëllimi i një loje është jo të fitosh, por të argëtohesh.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD