Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve dhe të Organizatës Shëndetësore Botërore të infektuarit me virusin e HIV-it në Evropë janë mbi dy mln veta. Kjo do të thotë se në çdo 17 sekonda nja një njeri infektohet me HIV-in, ose mesatarisht ka nja 5000 infektime të reja në ditë. Mbi 150 000 raste të reja të sëmundjes me HIV-in janë njoftuar në Evropë gjatë vitit 2017. Pjesa mbizotëruese – afro 130 000, janë në Evropën Lindore. 75 për qind prej rasteve të reja janë në Rusi dhe Ukrainë.
Gjatë disa viteve të fundit numri i rasteve të reja në plan botëror është relativisht i ulët, por diagnoza e vonshme mbetet një problem. Çdo një i infektuar i dytë me diagnozë të sapopërcaktuar tashmë është në një etapë të përparuar të sëmundjes. Një prej pesë të infektuarve nuk e di për këtë. Prandaj agjencitë botërore shëndetësore bëjnë thirrje për më shumë analiza për zbulimin e virusit të HIV-it.
Që nga fillimi i vitit deri në muajin tetor 242 mijë persona kanë bërë analiza për HIV-in në mbi 100 laboratorë në Bullgari, bëri të ditur dr. Tonka Vërleva, drejtoreshë e programit “Parandalimi dhe kontroll i HIV-it/SIDA-s” pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Janë zbuluar 269 raste të reja të të infektuarve me virusin e SIDA-s, me të cilët numri i përgjithshëm i mbartësve të virusit të SIDA-s që nga mesi i viteve 80, kur në Bullgari u konstatua rasti i parë, deri tani është afro 3000 veta. Mbizotëron mendimi se numri i tyre në fakt është më i lartë dhe tejkalon 4000 veta. Mirëpo, Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rastet e porsazbuluara janë shumë më pak, sesa në shumicën e shteteve evropiane.
Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve, shpeshtësia e rasteve të reja të infektimit me HIV-in në Bullgari është 2.7 kundrejt një popullsie prej 100 000 vetash. Grupet më të prekura janë të rinj, të cilët po e fillojnë jetën e tyre seksuale dhe ata në moshën aktive. Në Bullgaria afro 88 për qind e njerëzve të porsainfektuar me virusin e HIV-it janë infektuar në mënyrë seksuale /54 për qind janë meshkuj homoseksualë, 34 për qind janë njerëz heteroseksualë dhe 10 për qind janë njerëz që përdorin narkotikë/. Raporti i burrave të infektuar kundrejt grave është 8:1 Grupi më i prekur moshatar mbetet 30-39 vjeç – afro 40 për qind. Më i madh është numri i të porsainfektuarve në Sofje – 111, në Plovdiv – 28, Varna – 15, Burgas – 10. Terapia e një të sëmuri, të infektuar me SIDA-n i kushton shtetit rreth 20 000 leva (rreth 10 000 euro) në vit.
Data 1 dhjetor u shpall Dita Botërore e luftimit të SIDA-s gjatë vitit 1988 me iniciativë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Qëllimi është që të përqendrohet opinioni publik te problemet e HIV-it/SIDA-s dhe të nënvizohet domosdoshmëria për përkrahje dhe kuptim të njerëzve, që e kanë këtë sëmundje.
Përpiloi: Manuel Savov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..
Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..
Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..