“Ecology” – Albumi debutues i xhaz muzikantit Dimitër Karamfillov

Foto: BULPHOTO

Dimitër Karamfillov, i cili i bie kontrabasit, është nga brezi relativisht më i ri i xhaz instrumentistëve. Emri i tij është i pranishëm dhe në projekte të ndryshme të disa prej muzikantëve më të mirë vendas si Hristo Jocov („Jazz Cats I” dhe „Jazz Cats II”), Millço Leviev, Zhivko Petrov, Teodosij Spasov, Antoni Donçev e të tjerë. Para pak kohe muzikanti prezantoi projektin e vet debutues me titullin Ecology (Ekologji), i cili përmban 11 kompozicione. Me fjalën “ekologji” Dimitër Karamfillov provokon në radhë të parë veten, kurse që aty dhe të gjithë dëgjuesit të synojnë drejt pastërtisë në çdo gjë – nga mendimi dhe veprimi, mënyra e ushqimit dhe e jetesës, deri në ruajtjen e mjedisit rrethues.

СнимкаUnë i jam shumë mirënjohës publikut, i cili e përmbushi Studion numër 5 në promovim. Kaq shumë njerëz erdhën të më respektojnë dhe të dëgjojnë atë të cilën e prezantova. Kuptohet , u jam shumë mirënjohës që të gjithë muzikantëve, të cilët morën pjesë në të gjithë procesin rreth krijimit dhe incizimit të albumit tim. U mblodhëm 9 veta në skenën e klubit, që qe një gëzim i madh për mua. Në fakt, çdo një prej tyre është një instrumentist i përsosur dhe improvizues. Pothuajse që të gjithë kanë projekte të veta, si dhe një përvojë të madhe profesionale. Jam i lumtur se më përkrahën në këtë projekt. Provat e mia të para si kompozitor janë akoma që nga shkolla muzikore, por mbase më vonë, tanimë si student në akademi, shikoja më seriozisht mbi këtë. Kisha dhe dijet e nevojshme si dhe përgatitjen muzikore. Kompozicionet Ecology (Ekologji) dhe Adrenaline From The Unknown( Adrenalin mbi të panjohurën) janë kompozicionet e mia të para. Më vonë u paraqitën Golden Coin On The Bottom Of The Ocean( Një monedhë e artë në fundin e oqeanit) – një kompozicion pak më abstrakt dhe The Oak Tree In The Garden (Lisi në kopsht) – një xhaz-baladë. Në kohë, çdo një prej tyre pati transformime të shumta, që është normale, me qenë se dhe unë vazhdoj të ndryshoj si muzikant. Përvoja çon drejt një pjekurie, drejt një ndryshimi në të menduarit dhe të perceptimit të jetës. Kur njeriu krijon muzikë, duhet ta shikojë atë në mënyrë komplekse – që nga melodia deri tek aranzhimi. I njëjti kompozicion në aranzhime të ndryshme tingëllon në një mënyrë krejtësisht tjetër. Jam i ndikuar edhe nga përvoja e muzikantëve të mëdhenj si Hristo Jocov /bateri/, Mario Stançev /piano/, Mihaill Josifov /trumbetë/, Vlladimir Kërparov /saksofon/. Ata më përkrahën plotësisht, si dhe kolegët e mi të tjerë.

Dimitër Karamfillov ftoi për të marrë pjesë në Ecology saksofonistin spanjoll Arnau Garofe, Hristo Jocovin dhe kitaristin Aleksandër Llogozarov. Gjatë incizimit të kompozicioneve ndaj tyre u bashkuan Mihaill Josifov /trumbetë/ dhe Konstantin Kostov /piano/. Në kompozicionin i cili ia ka dhënë emrin albumit përfshihet dhe Aleksandër Andonov - DJ Vagabond. Në album ka dhe një variant të ri të këngës së njohur popullore bullgare “Më la, moj Rosice”. Marrin pjesë gjithashtu xhaz-këngëtarja Marina Gospodinova dhe saksofonisti Vlladimir Kërparov, i cili prej viteve zhvillon një karrierë të suksesshme në Gjermani.

Në “Ecology” Dimitër Karamfillov jep nderimin e vet ndaj pianistit Vasill Parmakov – një xhaz-muzikant shumë i talentuar, i cili mjerisht nuk është më midis nesh. Gjatë viteve të dy kanë punuar bashkë në projekte të ndryshme. “Prej tij mora dhe filozofinë dhe thellësinë sepse ai qe me të vërtetë një muzikant i thellë dhe një qenie e thellë njerëzore” – kujtohet muzikanti. Në album ai përfshin dhe kompozicionin Parmak Bey (Parmak Bej) – një nga kompozicionet e preferuara dhe të pëlqyera të pianistit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Breza të ndryshëm të yjeve bullgare në “Javët muzikore të Sofjes”

Festivali i pesëdhjetë ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes” do t’u japë skenë muzikantëve të shumtë bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe tanimë janë të afirmuar nëpër botë, por dhe të rinjve të cilët aktualisht fillojnë karrierën e tyre...

botuar më 19-05-22 3.59.MD

Vanja Moneva: Jemi të lumtur, se mesazhi ynë arrin deri tek publiku

I krijuar gjatë vitit 2002 “Festivali i Pashkës” në Moskë është një nga forumet më të konsiderueshme muzikore me një përpjesëtim botëror. Iniciativa për themelimin e tij është e dirigjentit të njohur rus Valerij Gergiev – drejtor i teatrit “Marinski”..

botuar më 19-05-16 1.08.MD

Mario Angjellov: “Muzikë për piano” është një prelud ndaj koncertit të ardhshëm të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

“Muzikë për piano” është titulli i programit të cilin Mario Angjellov e prezanton më 12 maj në studion numër një të Radios Kombëtare Bullgare. Do të tingëllojnë vepra tl Allfred Shnitke, Bah, Hajdn, Mozart dhe Betoven. Një pianist në Orkestrën Simfonike..

botuar më 19-05-12 8.30.PD