Sportistët bullgarë fituan 35 medalje gjithsej – 15 të arta, 13 të argjendta dhe 7 të bronzta, në Turneun Ndërkombëtar të Gjimnastikës Sportive për të rinj në Novi Sad të Serbisë. Në klasifikimin e skuadrave Bullgaria u radhit e para te të rinjtë, ndërsa te të rejat – zuri pozitën e dytë. Më mirë u prezantua Bozhidar Zllatanov, i cili fitoi 6 medalje të arta dhe një të argjendtë. Në turneun morën pjesë më se 260 sportistë nga 20 shtete, transmetoi Agjencia “Fokus”.
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..
Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..
Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..
Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e..