Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Kulturës u bashkua me Rrjetin Evropian për Letërsi dhe Libra

Foto: arkiv

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të Ministrisë së Kulturës për t’u bashkuar me Rrjetin Evropian për Letërsi dhe Libra TRADUKI. Ministria do të nënshkruajë një aneks pranë Marrëveshjes bazë për projektin për periudhën 1 janar 2019 – 31 dhjetor 2020. TRADUKI del jashtë kornizës së zakonshme të programeve për këmbim letrar në nivelin e BE-së. Në projekt, krahas ministrive të kulturës të Austrisë, Gjermanisë etj., janë përfshirë gjithashtu vende më të vogla, si Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Lihtenshtajni, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi. Gjatë dhjetë viteve të fundit botuesit dhe përkthyesit bullgarë kanë marrë përkrahje financiare nga programi, por pjesëmarrja e tyre atje ka qenë sporadike. Aderimi do ta ndihmojë pjesëmarrjen e botuesve bullgarë të librave në panairet ndërkombëtare të librit dhe do të forcojë popullarizimin e autorëve dhe të veprave bullgare nëpërmjet përkthimit në gjuhë të ndryshme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD