Kryeministri Bojko Borisov u takua me zëvendës kryetarin e Komisionit Evropian Frans Timermans para mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel. Pas takimit kryeministri tha se zoti Timermans ka inkurajuar vendin tonë për të vazhduar punën për përmbushjen e kërkesave për ndërprerjen e mekanizmit të bashkëpunimit dhe verifikimit. Gjatë bisedimeve u diskutua edhe çështja për zgjerimin e Shengenit. Kryeministri Borisov shprehu shpresë se qeveritë e vendeve anëtare, që kanë qëndrim negativ ndaj pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, do t’u përgjigjen në mënyrë të motivuar shqetësimeve të shtetasve të tyre. Të dy ata diskutuan edhe ndryshimet në ligjin bullgar për luftimin e korrupsionit, të cilat do të lejojnë konfiskimin e pronës me prejardhje jo të qartë edhe pas ndërprerjes së procedurës penale kundër pronarit.
Operatori Bullgar i Sistemit të Energjisë Elektrike dhe Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara mund të bashkëpunojnë në zbatimin e aktiviteteve të kërkimit për një korridor energjetik "Lindje-Perëndim" që do të lidhë operatorët e..
Deri në orën 24:00 të datës 14 maj duhet të përfundojë dorëzimi i aplikimeve për votim jashtë vendit që të mund të formohen seksionet. Deri më tani ka mbi 26 000 aplikime. Më së shumti janë për Turqinë – 17 000, e ndjekur nga Gjermania me 1 600 dhe..
Pritjet e mia për sezonin veror janë shumë të mira, tha për Nova Tv ministri i turizmit Evtim Milloshev. Ai tha se ura Carevo - Ahtopoll është rimëkëmbur, ndërsa ura Carevo - Vasiliko do të përdoret deri në fillim të qershorit. Milloshev njoftoi se ka..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i vranët, me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 8°...
Grupet e punës ndërdikasteriale do të punojnë për të përshpejtuar zbatimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në sheshin e..
Dita Ndërkombëtare e Magjepsjes së Bimëve mbahet më 17 maj në sallën e ekspozitave të Fakultetit të Biologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment..