Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisov: Rusia duhet t’i lirojë marinarët ukrainas

| rinovuar më 18-12-14 7.36.MD
Foto: BTA

Në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel Bullgaria ka shprehur pozitën e saj se Rusia duhet t’i lirojë marinarët ukrainas, të cilët ishin ndalur pas incidentin me luftanijet në Ngushticën Kerç të Detit të Zi.

Kryeministri Borisoi deklaroi para gazetarëve se kjo do të kontribuonte shumë për zgjidhjen e krizës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe u bëri thirrje të dyja palëve që të ulen në tryezën e negociatave.

Sipas Bojko Borisovit po të thellohet konflikti mes të dyja vendeve pasojat për Bullgarinë mund të jenë të konsiderueshme, jo vetëm për shkak të transitit të gazit natyror, por edhe për shkak daljes së saj në Detin e Zi.

Në Bruksel liderët e shteteve të BE-së morën vendim për vazhdimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, të vendosura për shkak të rolit të saj në konfliktin në Ukrainën Lindore.

Migracioni mbetet një temë e vështirë për arritjen e kompromisit në BE-në, komentoi kryeministri Bojko Borisov. Ai theksoi se kishte shpresë që gjatë Presidencës austriake të BE-së do të kishte ndonjë zhvillim, por edhe brenda kësaj periudhe  problemi nuk u zgjidh. Dallimet midis shteteve, që janë kufi të jashtme dhe atyre nga brendësia mbeten. Nuk ka pajtim edhe mbi çështjen për rindarjen e migrantëve dhe për realizimin e reformës, theksoi zoti Borisov, cituar nga Televizioni Kombëtar Bullgar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD