Ankaraja kundërshtoi deklaratën e sekretarit shtetëror të SHBA-së
Zëdhënësi i presidentit turk İbrahim Kalıne cilësoi si irracionale deklaratën e sekretarit shtetëror së SHBA-së Mike Pompeo, sipas së cilës qëllimi i vërtetë i Turqisë në Siri janë kurdët. “Jo kurdët, por mbrojtja e tyre nga terroristët e “Shtetit Islamik”, Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, Njësive të vetëmbrojtjes popullore dhe Partisë Demokratike të Kurdistanit është objektivi i vërtetë e Ankarasë në Siri”, nënvizoi Kalın. Më herët këshilltari i presidentit amerikan për çështjet e sigurisë kombëtare John Bolton paralajmëroi se SHBA-ja nuk do të tërheqë forcat e saj nga Siria, derisa Turqia nuk garanton sigurinë e kurdëve.
Athina beson se Marrëveshja e Prespës do të miratohet nga Parlamenti
Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakopoulos tha para agjencisë ANA-MPA, se Marrëveshja e Prespës për emrin e Maqedonisë është në përputhje me interesat e Greqisë dhe të tërë regjionit. Për këtë arsye ai është i bindur se pavarësisht nga mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes pozitës dhe opozitës, forcat progresive politike në Greqi “nuk do të lënë këtë mundësi të pashfrytëzuar”.
Politikanë nga Mali i Zi paralajmërojnë për koalicion kundër Serbisë në Ballkan
Agjencia “Makfaks” e cituar nga “Fokus” informoi se liderët e partive të Malit të Zi Demokracia e Re Serbe (Andria Mandiç) dhe Partia Demokratike Popullore (Milan Knjazheviç), i kanë propozuar presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe anëtarit serb të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik që kufijtë mes Malit të Zi, Serbisë dhe Republikës Srpska të hapen. Në deklaratën e përbashkët të dy politikanëve thuhet se në regjion ekziston rreziku i vërtetë nga krijimi i koalicionit kundër serbëve me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
Po vazhdojnë protestat kundër presidentit Vuçiç në Beograd
Edhe kjo e shtunë dhjetëra mijë serbë protestuan në Beograd kundër presidentit Aleksandër Vuçiç në lidhje me deklaratën e tij se nuk do t’u përgjigjet kërkesave të opozitës edhe nëse “pese milionë dalin në rrugë”, sepse liderët e opozitës janë diskredituar. Protestuesit mendojnë se Pratia Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet, është autoritare dhe e korruptuar. Në të njëjtën kohë analizat e opinionit publik tregojnë se partia qeverisëse e ka përkrahjen e 53,3% të votuesve në Serbi. Me shumicën e saj në parlament (160 deputetë) ajo ka një përparësi të konsiderueshme para partive të tjera.
Acar në Maqedoni, një viktimë e të ftohtit në Shqipëri
Në Maqedoni temperaturat shkuan në minus 21 gradë celsiusi, kurse trashësia e borës në pjesën perëndimore të vendit është deri më 65 centimetra. Mbi 1 mijë banorë të fshatrave Brest, Malino, Tanushevci janë bllokuar për shkak të reshjeve. Ndërkohë MIA informoi se në Shqipërinë Jugore një 58 vjeçar ka vdekur nga të ftohtit duke ecur me biçikletën e tij. Ditët e fundit edhe Shqipëria “ngrin” nga acari dhe rrugët deri në disa vendbanime në rajonet malore të vendit janë bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989, Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..
Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..
Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..
Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij,..
E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për..
“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të..