Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tension në lidhje me tregtinë e karburanteve në Bullgari

Foto: BGNES

Shoqata kombëtare e tregtarëve dhe transportuesve të karburanteve, e cila bashkon pothuaj 100 firma, që këtë javë fillon protestë të “jelekverdëve”. Janë planifikuar demonstrime në të gjitha qytetet e mëdha dhe bllokimi i pikave të kontrollit kufitar, informoi për Radion Kombëtare Bullgare zëdhënësi i saj Simo Simov. “Njerëzit janë të dëshpëruar, luftojnë për bukën e gojës”, shpjegoi ai.

Arsyeja për këtë tension është Ligji për karburantet, i cili duhet të hyjë në fuqi në fundin e janarit dhe i cili sipas Simovit vendos kushte të papërballueshme dhe shumë barriera para firmave të vogla. Për këtë arsye përfaqësuesit e Shoqatës e cilësojnë atë si “korruptues” dhe në favor të kompanive të mëdha. Për biznesin e vogël kërkesa për 20 mijë leva (10225.84 EUR) kapital themeltar dhe akoma aq para për garanci bankare, siç edhe kërkesa për deponimin e 10 mijë bombolave për mbushje me gaz, janë shpenzime tepër të larta, duke pasur parasysh xhirot e firmave. Shoqata do të insistojë për pezullimin e ligjit dhe për shqyrtimin e urdhëresës për zbatimin e tij nga Gjykata. Është informuar Komisioni evropian për shkeljen e legjislacionit antitrust dhe kundër korrupsionit. 

„Kohët e fundit në Bullgari protesta shndërrohet në formën kryesore të pjesëmarrjes demokratike, mekanizmat e zakonshme institucionale të pjesëmarrjes politike nuk funksionojnë normalisht, partitë parlamentare nuk mbrojnë interesat e qytetarëve, sepse lobistët diktojnë punën e institucioneve”, komenton në intervistë për Radion Kombëtare Bullgare politologu Strahill Delijski. Ai është kategorik se “jelekverdhët” bullgarë nuk do të jenë si ata francezë dhe sipas tij protesta e tyre mund të përdoret për qëllime politike.

„Pjesa më e madhe e popullsisë ka probleme me korrupsionin, por edhe me gjendjen e vet sociale dhe ekonomike. Duhet të them se aktualisht në mënyrën, në të cilën po funksionon sistemi në Bullgari, ai nuk mund të sjellë ndonjë rezultat tjetër, përveç thellimit të pabarazisë dhe dallimeve në shpërndarjen e resursit publik brenda duarve të një pjese shumë të vogël të shoqërisë. Dhe kjo është në dëm të njerëzve të zakonshëm që përbëjnë pjesën më të madhe të shoqërisë” – nënvozoi Delijski. Sipas tij njerëzit në Bullgari sikur janë mësuar me ushtrimin e pushtetit jo në përputhje me vizionit strategjik politik, por në përputhje me nevojat e grupeve të përcaktuara sociale. Qeveritarët i përdorin këto ndarje sociale, kurse mungesa e argumenteve konceptuale politike na vendos në një situatë, në të cilën çdo një vendim i qeveritarëve mund të kontestohet.

Sipas fjalëve të politologut kjo protestë dhe këto kërkesa provokojnë pyetje të tjera: pse makinat u bënë mjeti kryesor për lëvizje dhe punë, respektivisht për gjendjen e transportit urban, për shpërpjesëtimet e zhvillimit ekonomik etj.

„Në një moment të tillë mjafton diçka e vogël – për shembull pakënaqësia e lidhur me taksat mbi automjetet e vjetra, apo akciza për karburantet, në mënyrë që ky lëmsh i tensioneve të prishet e të shkaktojë shpërthim” – ishte kategorik Starhill Delijski para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD

Shpërndarja e vendeve të eurodeputetëve nga Bullgaria është e qartë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..

botuar më 24-06-13 9.39.PD

U bë traditë që bullgarët jashtë vendit të votojnë për ata që shprehin ndjenja proteste

Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..

botuar më 24-06-12 7.05.PD