Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari u kryen operacionet e para në Evropën Lindore me robotin e ri “Da Vinçi”

Prof. dr. Grigor Gorçev
Foto: BTA

Kirurgët në Pleven zhvilluan me sukses për herë të parë në Evropën Lindore dy operacione onkologjike me sistemin e robotizuar të brezit më të ri “Da Vinçi”. Këtë e bëri të ditur prof. dr. Grigor Gorçev – udhëheqës i ekipit të spitalit universitar “Shën Marina” në Pleven. Me aparaturën e re do të kryhen operacione në fushën e gjinekologjisë, urologjisë dhe kirurgjisë së kraharorit. Kështu Pleveni bëhet një prej qendrave kryesore të kirurgjisë së robotizuar në Evropë. Hapat e parë të kirurgjisë së robotizuar në Bullgari dhe në Evropën Juglindore u bënë nga ekipi i prof. Gorçevit gjatë vitit 2008.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 38 000 bullgarë paraqitën aplikime elektronike për të marrë pjesë në zgjedhje

Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar..

botuar më 24-05-15 11.08.PD
Kalin Stojanov

Policia dhe prokuroria po hetojnë sinjale për blerje votash

Më pak se një muaj para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian policia dhe prokuroria janë duke punuar në shtatëmbëdhjetë sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov. Sipas tij,..

botuar më 24-05-15 9.39.PD

Parashikimi i motit për 15 majin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Jugore..

botuar më 24-05-14 7.40.MD