Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë “foshnja” në Kopshtin Zoologjik të Sofjes

Foto: anketi.sofia.bg

Një numër rekord kafshësh lindën në Kopshtin Zoologjik të Kryeqytetit gjatë vitit 2018. 139 janë foshnjat-kafshë, të lindura gjatë vitit, me 15 më shumë, sesa gjatë 2017-ës. Ndër to ka dre lopatar (Dama dama), kangurë, hutë egjiptiane (Neophron percnopterus), Ramphastidae (lloj shpendi) dhe akoma një kafshë të rrallë Nasua nasua . Gjatë vitit 2018 për herë të parë në Kopshtin Zoologjik kanë lindur lemurët e llojit Lemur catta, Pteroglossus viridis (lloj i rrallë shpendësh) dhe një lloj i rrallë gjeraku /Parabuteo unicinctus/. Përmirësimi i kushteve të strofkave do të jetë prioritet i Kopshtit Zoologjik edhe gjatë 2019-ës. Pritet që të përfundojë remonti i madh dhe zgjerimi i kafazeve të majmunëve. Përveç kësaj do të ndërtohen ekspozita krejtësisht të reja për çakallet dhe qentë e egër afrikanë /Lycaon pictus/.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD

Bukuria e fizikës prezantohet me ditë të dyerve të hapura në Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes

Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..

botuar më 24-04-20 8.40.PD