Kryeministri bullgar Bojko Borisov diskutoi situatën e lidhur me Paketën e Mobilitetit 1 në bisedë telefonike me Kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani. Duke pasur parasysh votimin e fundit të teksteve të kësaj pakete në Komisionin për çështjet e transportit në Parlamentin Evropian, në të cilin dy prej tri raporteve ishin hedhur poshtë, kryeministri bullgar insistoi për shtyrjen e shqyrtimit të kësaj teme në parlamentin e ardhshëm, pas zgjedhjeve për deputetë evropianë.
Propozimi bullgar do të prezantohet akoma një herë para Antonio Tajanit në Bruksel nga Ministri i transportit Rosen Zheljazkov, i cili do t’ia shpjegojë të gjitha rezervat e shtetit tonë të lidhura me raportet e hedhura poshtë dhe me procedurat e votimit të tyre në PE.
Ditën e premte në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me erë mesatare. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, por intensive, dhe vranësira. Në Bullgarinë Juglindore ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev do të njoftojë të hënën, më 17 qershor, kur do të mbledhë seancën e parë të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor. Këtë ai e tha para gazetarëve në qytetin Kazanllëk. Duke komentuar fjalët e liderit të GERB-it Bojko..
Pavarësisht se çfarë qeveri do të propozojë kreu i GERB, Bojko Borisov, "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) do të jetë një opozitë e qartë dhe konstruktive e qeverisjes. Këtë e bëri të ditur bashkëkryetari i PP Kirill Petkov në Facebook në një video të..
Pres një ftesë nga lideri i forcës më të madhe politike Bojko Borisov dhe GERB-SDS për të gjithë liderët euroatlantikë për të filluar bisedime për të..
Në Qendrën Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup, përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut u takuan me zëvendësministrin e..
Nga data 13 deri më 20 qershor, Sofja është nikoqire e edicionit të 16-të të festivalit ndërkombëtar letrar “KryeqytetiLetërsia”. Tema e këtij viti..