Kryeministri bullgar Bojko Borisov diskutoi situatën e lidhur me Paketën e Mobilitetit 1 në bisedë telefonike me Kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani. Duke pasur parasysh votimin e fundit të teksteve të kësaj pakete në Komisionin për çështjet e transportit në Parlamentin Evropian, në të cilin dy prej tri raporteve ishin hedhur poshtë, kryeministri bullgar insistoi për shtyrjen e shqyrtimit të kësaj teme në parlamentin e ardhshëm, pas zgjedhjeve për deputetë evropianë.
Propozimi bullgar do të prezantohet akoma një herë para Antonio Tajanit në Bruksel nga Ministri i transportit Rosen Zheljazkov, i cili do t’ia shpjegojë të gjitha rezervat e shtetit tonë të lidhura me raportet e hedhura poshtë dhe me procedurat e votimit të tyre në PE.
Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..
Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..
Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..
Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°, në Sofje 11°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës do të ketë..
Ka interesim të madh për edicionin e 121-të të Festës së Trëndafilit në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), tha për BTA nënkryetarja e..
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri më sot u pranuan 156 raporte për shkelje të Kodit Zgjedhor, njoftoi ministri teknik i punëve të brendshme..