Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

30 vjet nga vizita historike e François Mitterrand në Bullgari

Foto: Amabsada e Francës në Bullgari

Sot mbushen 30 vjet nga vizita historike në Bullgari e Presidentit të Francës François Mitterrand,e cila u dha shtytje proceseve demokratike në vend. Në kuadrin e kësaj vizite gjatë janarit të vitit 1989 Mitterand fti ftoi në  mëngjes në Ambasadën Franceze në Sofje 12 intelektualë bullgarë disidentë, mes të cilëve është dhe Zhelju Zhelevi, presidenti i ardhshëm i parë i Bullgarisë, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike. Në takim ishin diskutuar problemet e zhvillimit shoqëror në Bullgari si dhe persekutimet ndaj kundërshtarëve të regjimit.

Më vonë në Universitetin e Sofjes “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” François Mitterrand ka biseduar me studentë bullgarë. Takimi i Mitterandit me intelektualët bullgarë konsiderohet si një prej momenteve kyçe për rrëzimin e regjimit komunist në krye me Todor Zhivkovit, që u bë gjatë nëntorit të po këtij viti.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 majin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Para mesditës nga perëndimi do të mbajë vranësira dhe para përfundimit të ditës do të bjerë shi. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-05-21 7.35.MD

Bullgaria dërgoi një kontingjent ushtarak për të mbështetur KFOR-in në Kosovë

Me një ceremoni në Bllagoevgrad, një kontingjent i ri ushtarak bullgar u përcjell me mision në Kosovë. Mbi 100 ushtarë bullgarë janë duke plotësuar Forcat Rezervë Operative në Forcën e Stabilizimit të NATO-së në Kosovë (KFOR). Kështu, Bullgaria tashmë..

botuar më 24-05-21 3.52.MD

Bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të votojnë në zgjedhjet evropiane në Shkup dhe Manastir

Në dy vende në Republikën e Maqedonisë së Veriut – në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në Konsullatën e Përgjithshme të vendit në Manastir, qytetarët bullgarë do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian më 9 qershor. Për..

botuar më 24-05-21 10.51.PD