Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Digjitalizimi mund të jetë motori tjetër i madh i ekonomisë bullgare

Foto: arkiv

Sipas raportit të kompanisë konsultuese globale “McKinsey” paraqitur në Sofje javën e kaluar digjitalizimi mund ta rritë Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) me 8 mlrd euro deri në vitin 2025. Me rastin e këtij vlerësimi sajti elektronik “Mediapool” komentoi se digjitalizimi mund jetë motori tjetër i madh i rritjes së Bullgarisë.

Analiza konstaton se në periudhën nga viti 1996 deri në 2017-ën dhjetë shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Bullgaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, Hungaria, Kroacia dhe Çekia) konstatojnë mesatarisht 114 për qind rritje të PBB-së për frymë të popullsisë, por gjatë dhjetë viteve të fundit motorët tradicionalë të rritjes fillojnë të dobësohen. Në vendet e shënuara kapitali është me 80 për qind më i ulët në krahasim me atë në shtetet më të mëdha të BE-së, shpenzimet e krahut të punës rriten me nivele të ulëta, ndërsa prodhueshmëria e punës mbetet prapa në krahasim me Evropën Perëndimore. Mirëpo, autorët e raportit mendojnë se gjatë çdo një prej 6 viteve në vijim digjitalizimi mund të shtojë nja një për qind në rritjen e PBB-së së Bullgarisë dhe mund ta rritë përqindjen e ekonomisë digjitale  nga 5.2 përqindjet e tanishme deri në 16 për qind prej PBB-së. Ekonomia digjitale ka një përqindje relativisht të ulët, por gjatë pesë viteve të fundit ajo rritet dy herë e gjysmë më shpejt në Bullgari sesa në pesë tregjet e mëdha të BE-së dhe faktikisht vendi ynë mund të pretendojë për të qenë konkurrent digjital. Kombinimi prej një tregu të hapur dhe përqendrimit mbi digjitalizim ishte një strategji e suksesshme për rritje edhe të shteteve të sotme – lidere në ekonominë digjitale, ndërsa karakteristikat e tyre të përbashkëta (përmasa, rëndësia e tregtisë dhe hapja ndaj të tjerëve) tregojnë se Bullgaria është në një pozitë shumë të mirë për ta krijuar një rrugë të ngjashme ndaj prosperitetit, mendon “McKinsey”.

Mirëpo, që të ndodhë kjo ajo duhet të angazhojë të gjithë faktorët kryesorë në transformimin digjital. Biznesi duhet të përshpejtojë aplikimin e instrumenteve digjitale, që ta rritë prodhueshmërinë dhe fitimet e veta, ndërsa sektori publik – të ndërmarrë një rol të rëndësishëm në transformim nëpërmjet përdorimit të teknologjive digjitale për arritjen e proceseve dhe shërbimeve më të shpejta për kompanitë dhe për qytetarët e zakonshëm. Ndërkaq, vetë njerëzit duhet të bëhen më aktivë dhe të investojnë në arsim gjatë tërë jetës, që të bëhen më të zhdërvjelltë në zhvillimin e karrierës së tyre. Politikanët mund ta përkrahin këtë proces duke e inkurajuar pranimin e teknologjive të reja nga sektori publik dhe nga ai privat, duke rritur mundësitë për inovacione digjitale dhe suke i ndihmuar punonjësit nëpërmjet krijimit të programeve për lëvizje,  që kanë qëllim rikualifikimin, ose rritjen e kualifikimit, shënohet gjithashtu në analizën e kompanisë “McKinsey”.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD