Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një në tre bullgarë nuk ka mjaftë para për ngrohje

Foto: ® Reuters

Shtypi në Bullgari pasqyron gjerësisht të dhënat e Shërbimit Statistikor Evropian “Eurostat”, sipas të cilave 36,5% prej popullsisë së vendit tone nuk mund të përballojnë ngrohjen adekuate të shtëpive së tyre. Për nga ky tregues negativ Bullgaria është në vend të parë në BE, pastaj renditen Lituania (atje 29% prej njerëzve nuk kanë mjaft para për ngrohje), Greqia (26%), Qiproja (23%) dhe Portugalia (20%). Në përgjithësi në BE vetëm 8% prej familjeve kanë vështirësi të lidhura me sigurimin e ngrohjes së shtëpive. Më pak probleme të tilla (vetëm afër 2% prej popullsisë) kanë njerëzit në Luksemburg, Finlandë, Suedi, Holandë dhe Austri.

Në të njëjtën kohë mbi tre të pestat e popullsisë së Bullgarisë (61,7%) mezi arrijnë të sigurojnë buxhetin e familjes, por për nga ky tregues nuk jemi të parët, mbetemi në vend të dytë në BE, pas Greqisë (7,8%). Vështirësi të konsiderueshme financiare ka gjysma e popullsisë së Kroacisë (51,4%) dhe të Qipros (59,8%)

Në të gjitha 28 shtetet e BE-së 20 për qind e popullsisë me të ardhura më të larta marrin mbi një të tretën e të gjitha të ardhurave të regjistruara në shtetin përkatës, në Bullgari kjo pjesë është më e madhe – 20% e bullgarëve më të pasur marrin 44,2% prej të ardhura në shtet. Përveç kësaj në Bullgari të ardhurat e të pasurve rriten me ritme të më shpejta se ato të të varfërve. Vetëm në Bullgari, Suedi, Qipro dhe Lituani të ardhurat e më të pasurve (20%) shënojnë rrite prej 2% në kuadrin e katër viteve. Për të njëjtën periudhë në shumicën e shteteve të BE-së pjesa e të ardhurave të më të pasurve pakësohet – kjo do të thotë se rriten pagat më të ulëta. Ndër këtyre shteteve janë Franca dhe Britania e Madhe. Në të njëjtin grup janë dhe Kroacia, Polonia dhe Sllovakia. Gazeta “Banker” shton detaje të tjera të lidhura me gjendjen jo të mirë financiare të bullgarëve, duke rikujtuar se sipas prognozave të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari familjet, të cilat nuk kanë mundësi të përballojnë nevojat e tyre energjetike, do të bëhen më shumë, sepse gjatë vitit 2019 rriten çmimet e gazit natyror dhe korrentit për industrinë. Po presim rritje të re të çmimit të bukës, mishit dhe bulmetrave, të cilët përsëri sipas “Eurostatit” formojnë pjesën më të madhe prej shpenzimeve të bullgarëve për vitin 2017.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD