Një analizë e Eurostatit për gjendjen shëndetësore të banorëve të 28 vendeve të Bashkimit Evropian (BE) tregon se burrat bullgarë kalojnë 64 vjet prej jetës së tyre me shëndet të mirë, ndërsa gratë në Bullgari – 67,5 vjet. Ndërkaq, jetëgjatësia mesatare me shëndet të mirë në BE është 64.2 vjeç për femrat dhe 63.5 vjeç për meshkujt. Jetëgjatësia me shëndet të mirë përbën përkatësisht rreth 77 dhe 81 për qind prej jetëgjatësisë së burrave dhe grave në BE.
Sipas analizave të statistikës kombëtare afro 88 për qind prej njerëzve në Bullgari e vlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore si “të kënaqshme, ose të mirë”, ose si “shumë të mirë”. 10 për qind e të anketuarve mendojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e keqe, ndërsa 2 për qind janë të mendimit se ajo është shumë e keqe. Në grupin e moshës mbi 65 vjeç vlerësim të keq për gjendjen shëndetësore japin afro 30 për qind e të anketuarve, ndërsa vlerësim të mirë – vetëm 1.5 për qind. Vendi në BE me përqindje më të lartë të “viteve të shëndetshme” prej jetës së njeriut është Suedia – 73.3 vjet për femrat dhe 73 – për meshkujt. Në polin tjetër është Letonia, ku njerëzit mund të lavdërohen me më pak vjet në gjendje të mirë shëndetësore, përkatësisht 55 për gratë dhe 52 për burrat. Në vendet e BE-së në përgjithësi 67 për qind e popullsisë në moshën 16 e më shumë vjeç mendon se ka shëndet shumë të mirë, ose të mirë, 33 për qind – të kënaqshme dhe 10 për qind “të keqe, ose shumë të keqe”.
Vetëm para disa muajsh, gjatë tetorit të vitit 2018, një analizë tjetër e Eurostatit konstatoi se Bullgaria është vendi me jetëgjatësi më të ulët në tërë BE-në. Sipas studimit në fjalë derisa jetëgjatësia mesatare e jetës në BE është 81 vjeç, në Bullgari ajo është 74,9 vjeç. “Rekordistë” për nga jetëgjatësia më e ulët në BE janë regjionet në Bullgarinë Veriperëndimore (73,3 vjeç), në krahinën jugperëndimore të vendit (74,4 vjet) dhe në rajonin verior dhe qendror të vendit (74,4 vjet).
Nga krahasimi i dy analizave të statistikës evropiane shihet se bullgarët jetojnë më pak, por relativisht më gjatë me shëndet të mirë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shëndeti fizik dhe mendor i njerëzve, gjatë gjithë ciklit jetësor, është në fokus gjatë ditëve të Javës Evropiane të Shëndetit Publik /EUPHW13–17 maj/. Nisma promovon bashkëpunimin midis specialistëve të mjekësisë në Evropë, thekson rëndësinë e shëndetit..
Shkolla e Mesme e Bashkuar në fshatin Shishtavec dhe Shkolla e Mesme në fshatin Borje, komuna e Kukësit të Shqipërisë, ku shkollohen bullgarë etnikë, fituan dy salla kompjuteri falë një donacioni të bërë nga Shoqata "Zahari Stojanov". Nxënësit morën..
Google jep 1 milion dollarë për bursa për shkencëtarët e rinj që punojnë në Institutin Bullgar për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji - INSAIT, pranë Universitetit të Sofjes. Ky është një nga dhurimet më të mëdha të bursave..
Shëndeti fizik dhe mendor i njerëzve, gjatë gjithë ciklit jetësor, është në fokus gjatë ditëve të Javës Evropiane të Shëndetit Publik /EUPHW13–17 maj/...
Më shumë se 7000 fëmijë nga diasporat historike bullgare në Ukrainë, Moldavi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri u bënë ambasadorë të idesë..
Për herë të 20-të Sofja i bashkohet “Natës Evropiane të Muzeve”. Iniciativa organizohet nga Instituti Francez në Bullgari, Ministria e Kulturës dhe..