Më 10 shkurt mbushen 140 vjet nga hapja e punës së Kuvendit të Madh Popullor të shtetit të porsaçliruar bullgar nga zgjedha osmane. Seanca e parë u organizua më 10 shkurt të vitit 1879 nga komisari perandorak princ Aleksandër Dondukov-Korsakov, i cili udhëhiqte pushtetin e përkohshëm rus deri në formimin e institucioneve bullgare.
Kuvendi kishte për qëllim të hartojë dhe të miratojë strukturën e ardhshme shtetërore të Principatës së porsaçliruar të Bullgarisë. 229 ishin përfaqësuesit popullorë, të cilët përfunduan me sukses punën e tyre më 16 prill të po këtij viti, me miratimin e Kushtetutës së Tërnovos. Dokumenti afirmonte vlerat demokratike të popullit bullgar dhe u kthye në bazën juridike të formimit të shtetit bullgar.
Historianët e caktojnë Kushtetutën e Tërnovos si një nga kushtetutat më moderne dhe më demokratike për atë kohë.
Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..
"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..
Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..