Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Verë dhe dëfrim nën egjidën e Hyjnisë Dionis

Foto: strumyani.org

Gjatë shkurtit në shumë vendbanime bullgare organizohen festa të verës. Bullgaria Jugperëndimore – me klimën e ngrohtë dhe të butë të ndikuar nga era е Egjeut, është ndër krahinat kryesore plotë vreshta dhe kantina për prodhimin e verës.

22 vjeçari Petër Mihov u shpall Mbret i Verës në Festën e Hyjnive dhe të Verës, e cila u zhvillua për herë të 27-të në fshatin Ilindenci të bashkisë Strumjani. Ditën e shtune dhe të diele, më 9 dhe 10 shkurt, festat e verës vazhdojnë në fshatin Dellçevo të strukur në rrëzat jugore të malit Pirin dhe në vendbanimin më të vogël të Bullgarisë – Mellnik. Në fshatin Dellçevo pritet që në festat të asistojë edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo do të përfshihet në ritin tradicional të krasitjeve të hardhive.

“Rrushi i artë” është emri i festivalit të verës në qytetin Mellnik. Në ekspozitën e verës, që organizohet në kuadrin e festës secili mund të shijojë falas verën e rajonit. Legjendat tregojnë se edhe Sir Winston Churchill e ka pirë këtë verë me kënaqësi.

Organizatorët e Bashkisë së qytetit Sandanski dhe Shoqata “Për Mellnik” ftuan të gjithë prodhuesit e verës nga rajoni që të marrin pjesë në konkursin për verë më të mirë shtëpiake nga varieteti krahinor “Shiroka mellnishka loza”. Programi i pasur folklorik do të kthejë edicionin e tetë të festivalit “Rrushi i artë” në një festë të vërtetë të verës dhe të dashurisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..

botuar më 24-04-30 5.59.MD

Me çfarë do të hyjë në histori Parlamenti Evropian në largim?

Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva , e cila vizitoi për herë të parë organin..

botuar më 24-04-30 5.09.MD

Donacion nga Bullgaria për bullgarët në Prespën e Vogël

Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..

botuar më 24-04-30 4.41.MD