Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i Ri edhe në ritmin kinez

Herën e dytë me radhë qyteti Burgas priti edhe Vitin e Ri kinez me veprimtari të cilat treguan kulturën e sotme kineze.

Viti i Derrit të Egër u prit simbolikisht me një ekspozitë fotografike “Gëzim për botën. Gëzuar Vitin e Ri kinez”. Fotografitë prezantojnë 60 momente speciale nga pritja e Vitit të Ri kinez në pesë kontinentet.

U organizua edhe një ekspozitë tjetër me vizatime fëmijësh me temë “Ëndrra për Evropën dhe për Kinën”. Më se 240 talente të vogla prezantuan pikturat e tyre, të cilat u dërguan në mënyrë digjitale në Kinë për t’u përfshirë në ekspozitën e përbashkët të fëmijëve kinezë dhe bullgarë.

Për çdo vizitues të ekspozitës në qytetin Burgas ka befasi speciale – program kulturor, uorkshop tematik të zanateve kineze, projektim të filmave të animuar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD