Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrugët tregtare në Sofje por dhe nëpër botë mbajnë një standard të lartë për klientët me kërkesa të larta

Foto: arkiv

Bulevardi i kryeqytetit “Vitoshka” po vazhdon të ngrihet në klasifikimin e rrugëve më të shtrenjta tregtare në botë dhe tanimë është në vendin e 47 mes përgjithësisht 65 nga e gjithë bota. Kjo është pozita më e lartë e një rruge të Sofjes për 5 vjetët e fundit në studimin tradicional “Main Streets across the World”.

Me qira mesatare mujore prej 50 eurove për metër katror, rruga më e njohur tregtare në Sofje ka lëvizur dy vende përpara gjatë vitit 2018 dhe e ka këmbyer vendin e vet  me “Calea Victoriei” në kryeqytetin rumun Bukuresht, i cili për të njëjtën periudhë ka rënë nga pozicioni i 47 në 49 me 47 euro për një metër katror. Rrugët qendrore në Sofje dhe në Bukuresht janë në pozita të mira, pavarësisht se qendrat e shopping-ut fitojnë gjithnjë e më shumë klientë në konkurrim me to. Bulevardi i Sofjes “Vitoshka” gëzon një interes të përhershëm për hapjen e dyqaneve të reja dhe të lokaleve gjatë viteve të fundit.

Në Evropë rruga më e shtrenjtë  për vit të radhës është “New Bond Street” në Londër me një qira mujore prej 1339 eurosh për një metër katror. Në plan botëror “Upper 5th Avenue” në Nju Jork ia lë pozicionin e parë rrugës “Causeway Bay” në Hong Kong.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vera nga Brestovica në kontekstin e tregtisë bullgare dhe botërore në sektor

Sipas të dhënave të fundit, kërkesa për verë po rritet me ritme të përshpejtuara në tregjet botërore. Si arsye përmendet preferenca e klientëve për pijet e qëndrueshme dhe ekologjike. Ndërsa në sektorin e verërave, vërehet gjithashtu një trend i ri – për..

botuar më 24-03-06 7.15.PD
Veselin Mitov

Mbyllja e termocentraleve do të lërë pa punë 120 000 persona

120 000 persona të punësuar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri janë në rrezik të humbasin punën dhe të emigrojnë, kanë paralajmëruar ekspertët e Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Me rastin e Marrëveshjes së Gjelbër, sindikalistët..

botuar më 24-03-05 10.34.PD

Borxhi i shtetit në vitin 2023 u rrit me 2 miliardë euro

Borxhi i jashtëm shtetëror i Bullgarisë në fund të vitit 2023 u rrit me 22,7% ose mbi 2 miliardë euro, krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe arriti në 10 888 miliardë euro. Kjo është 11,6% e PBB-së, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Në dhjetor..

botuar më 24-03-04 12.50.MD