Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitë e skulptorit Boris Gondov për gjurmët e jetës

Foto: dnevnik.bg

“Midis Ogurziut dhe Golgotës” – kështu e ka titulluar ekspozitën e vet Boris Gondov /i lindur gjatë vitit 1935/, i cili tregon në galerinë e kryeqytetit  “Kontrast” veprat e veta, të krijuara gjatë vitit 2018.

Një mjeshtër i shprehisë estetike plastike, pavarësisht se me çfarë materiali dhe se cilën temë punon, Boris Gondov është interesant dhe i tërheqës me shprehjen e tij të përmbajtur”, thotë specialistja në fushën e artit profesoresha Aksinija Xhurova në lidhje me ekspozitën, “në të cilën një nga skulptorët më të mirë të brezit të vet sikurse e mbyll rrethin e kërkimeve të veta. Plastikët e treguara në ekspozitë zbulojnë disa nga anët më tërheqëse të artit të tij, në të cilin gjithmonë ka fluturim, bile engjëlli i rënë është i paraqitur duke fluturuar”.

Ekspozita përfshin mbi 20 plastika të përsosura prej druri dhe bronzi dhe 30 piktura. Në vendet qendrore në galeri janë të vëna dy skulpturat, të cilat janë kryesore për këtë ekspozitë – ajo e Shpëtimtarit dhe “Ogurziu dhe Golgota”.

Me to dua të tregoj, se jeta e vetëdijshme e njeriut fillon me kuptimin e shenjtërisë së fillimit dhe të shenjtërisë së fundit të saj. Ky është dhe kuptimi i ekspozitës – ta tregojë jetën e mbyllur midis këtyre dy etapave – fillimi dhe fundi”, sqaron Boris Gondov dhe shton se, çdo një njeri duhet të lërë gjurmë pas vetes, e cila të dëshmojë se nuk ka jetuar më kot.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD