Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

VMRO-ja u bë anëtare e Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë

Foto: vmro.bg

Në vigjilje të zgjedhjeve për Parlament Evropian partia politike “VMRO – Lëvizja Kombëtare Bullgare” u bë anëtare e Aleancës së Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë. Vendimi u miratua në një forum të Aleancës në Romë. VMRO-ja saktësoi se kjo ka ndodhur pasi anëtarësia e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit të Presidentit turk Recep Erdoğan ishte ndërprerë, sepse kjo anëtarësi ishte një kusht ndalues për aderimin e partisë nacionaliste në familjen e konservatorëve evropianë. Nga partia deklaruan se prania e saj në Aleancë është një njohje e jashtëzakonshme e veprimtarisë së saj, si dhe e veprimtarisë së eurodeputetit dhe zëvendëskryetart të VMRO-së Angell Xhambazki, i cili tashmë pesë vjet është pjesë e grupit të konservatorëve dhe reformistëve evropianë në Parlamentin Evropian.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD
Atanas Zaprjanov

Avionët F-16 Block 70 do të mirëmbahen plotësisht në Bullgari

Riarmatosja e Forcave Ajrore Bullgare me avionë F-16 Block 70 do të kontribuojë në shfrytëzimin e teknologjive të reja në fabrikën shtetërore të riparimit të avionëve "Avionams" për mirëmbajtjen e avionëve, tërësisht në territorin bullgar. Ky avion..

botuar më 24-05-13 5.30.MD