Kryeministri Bojko Borisov thërret një takim të jashtëzakonshëm me shërbimet e sigurisë dhe prokurorinë për shkak të atentatit në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku vdiqën 50 myslimanë. Sulmuesi kryesor ka mbajtur me vete krehra fishekësh, ku janë shkruar emra historikë serbë, gjeorgjianë, rusë, anglezë, gjermanë dhe bullgarë, të lidhur me rezistencën evropiane dhe ballkanike anti-osmane. Ka shumë gjëra të cilat kanë lidhje me regjionin. Kjo është shumë shqetësuese dhe tregon se ka pasur një përgatitje shumë serioze. Shërbimet duhet të japin përgjigje nëse atentatori dhe njerëzit e tij e kanë vizituar regjionin, komentoi lideri i Grupit Parlamentar të GERB-it Cvetan Cvetanov.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në..