Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java fillon me dorëheqje në qeveri

Zv.Kryeministri Tomisllav Donçev
Foto: BGNES

Pasi të shtunën Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva dhe Zv.Ministrja e rinisë dhe sportit Vanja Koleva dhanë dorëheqje për shkak të akuzave se kanë përvetësuar në mënyrë të dyshimtë apartamente në Sofje, kryeministri Bojko Borisov pranoi dorëheqjet e tyre, kurse Zv.Kryeministri Tomisllav Donçev komentoi para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare se skandali “ka potencial të shkaktojë tronditje, posaçërisht në situatën parazgjedhore”. Sipas Donçevit akoma çështja nuk është zhvilluar deri në fund dhe ka nevojë për sqarime nga ana e kryetarit të partisë qeverisëse GERB Cvetan Cvetanov. Nga koalicioni i majtë “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” deklaruan se insistojnë jo vetëm për dorëheqjen e liderit të GERB-it Cvetanov, por edhe për largimin e tij nga politika bullgare. Pritet se këtë javë çështja do të diskutohet gjerësisht dhe në sallën plenare të Parlamentit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD