Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Sofjes prezanton një ekspozitë kushtuar bukës, jetës dhe simboleve të krishtera

Deri më 30 qershor në Мuzeun Regjional Historik në Sofje mund të shikohet ekspozita “Qoftë e bekuar buka dhe jeta”. Ajo përmban eksponate nga koleksioni i dhuruesit dhe mecenatit Antonio Vasilev. Theksi është mbi vulat për bukë “meshanikë”, të ashtuquajturat “jerusalimii”, shtampa dhe ikona, të përdorura në kultin e krishterë, në shtëpi dhe kisha.

Ekspozita ka pretendime të prezantojë për herë të parë rreth 150 vula të quajtura”meshanikë”. Ky është koleksioni më i madh në Bullgari, por mbase dhe në Ballkan” – thotë Katelina Pavllova, kuratorja e ekspozitës. Këto vula përdoren për përurimin e bukës. Vulat e treguara janë punuar prej druri dhe më rrallë prej mermeri, alabastri apo bronzi. Ato përdoren vetëm në kishë për një nga të shtatë sakramentet e fesë të krishterë ortodokse – Evharistia. Janë eksponuar dhe vula me pamje të shenjtorëve, të cilët janë ruajtur kryesisht në shtëpitë dhe janë përdorur për përurimin e bukëve të shtëpisë lidhur me ndonjë festë të caktuar, ose dhe lidhur me tradita të ndryshme në familje. Në një nga meshanikët më të mëdhenj prej guri është e paraqitur skena e Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari."

Koleksioni i Antonio Vasilevit është grumbulluar 20 vjet dhe siç thotë dhe vetë ai, “për çdo gjë ka kohë dhe ja se erdhi momenti kjo ekspozitë të realizohet dhe të tregohet përpara publikut të gjerë. Vulat më të panjohura janë nga Bullgaria Veriperëndimore. Në vendin tonë dominojnë vulat e rrumbullakët, por në krahinën e qytetit Vidin takohen dhe të tjera, me forma të çuditshme të kryqeve, të cilaët janë shumë interesante” – tregoi koleksionuesi.

Për herë të parë ekspozohen katër të ashtuquajturat “jurusalimii” nga fundi i shekullit të 18 dhe fillimi i shekullit të 19 , ku më e madhja prej tyre është nga viti 1892 dhe është me përmasa 176 x 127 centimetra.

Këto janë pëlhura të mëdha, mbi të cilat ka imazhe të bëra sipas rregullave kanonike prej mjeshtërve palestinez, me kërkesën paraprake të pelegrinët në Jerusalem dhe në Varrin e Perëndisë. Më shpesh në to mund të shihet interieri i kishës “Ngritja e Krishtit”. Në të është shkruar emri i porositësit, viti në të cilin është bërë udhëtimi i tij deri tek Varri i Zotit jetëdhënës, kurse para emrit është vendosur titulli “Haxhi”. Këto pëlhura haxhiu i ka sjellë në shtëpi, i ka vënë në dhomën më të mirë, i ka treguar të gjithë të njohurve dhe miqve, është kujdesur që ato të ruhen mirë, i ka mbuluar gjatë ditëve të zakonshme me beze të bardhë që të mos të zbardhen ngyrat dhe të pëlhura të mbetet për trashëgimtarët e tij” – tregon Katelina Pavllova.

Shtampat po kështu janë blerë gjatë udhëtimeve deri në Varrin e Shenjtë. Të transportuara të palosura ose të bëra në formë tubi, ato me kujdes janë ruajtur në shtëpi, bashkë me ikonat e shtëpisë.

"Shtampat janë printime të zeza dhe të bardha, mbi të cilat ngyrat janë shtuar më vonë suplementarisht. Ato janë kryesisht nga fundi i shekullit të ХVIII dhe fillimit të shekullit të XIX. Këto janë të ashtuquajturat ikona prej letre, të cilat bullgari i ka blerë nga vendet e shenjta nëpër tokat bullgare dhe na Atoni. Shtampa të tilla ka qenë dhe në Jerusalem. Tek ne ne eksponojmë një pjesë shumë të vogël të koleksionit të Antonio Vasilevit. Këto janë 5 shtampa, mbi të cilat ka piktura të manastirit të Zografit, të Hilendarit dhe të Baçkovos, një shtampë të Shën Kolit me skena jetike dhe një shtampë të Kryeengjëllit Mihail, i cili merr shpirtin” – sqaron Katelina Pavllova.

Ekspozita dhe të gjitha ngjarje,t të cilat e shoqërojnë atë, të lidhura me koleksionimin dhe filozofinë fetare, zhvillohen me bekimin e Patriarkut bullgar dhe mitropolit të Sofjes, Shenjtërisë së Tij Neofit I. Mecenati Antonio Vasilev mori një diplomë admirali në shenjë të mirënjohjes për veprimtarinë e tij atdhedashëse, kurse ai nga ana e vet i dhuroi një nga pëlhurat e eksponuar dhe 4 nga ikonat e treguara Muzeut Regjional Historik të Sofjes.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: sofiahistorymuseum.bg, Desisllava Semkovska dhe Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD