Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksporti bullgar për në Gjermani tejkalon importin gjerman

Dhoma Industriale Tregtare Bullgari-Gjermani prezantoi rezultatet e anketës tradicionale për vlerësimin e klimës së biznesit në Bullgari sipas kompanive gjermane tek ne. U bë e qartë se eksporti bullgar për në Gjermani tashmë tejkalon importin gjerman në Bullgari. Të dhënat fillestare për vitin 2018 tregojnë se Bullgaria ka eksportuar mallra dhe shërbime me vlerë 4,3 mlrd. euro, kurse Gjermania ka importuar në Bullgari mallra dhe shërbime për më pak se 4 mlrd. euro. Tregtia e jashtme pozitive është kryesisht në sajë të investitorëve gjermanë. Rreth 94% prej këtyre investimeve janë përqendruar në industrinë e përpunimit, tregti dhe shërbimet financiare. Firmat gjermane në vend sigurojnë punë për më shumë se 35 mijë veta. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD