Zgjedhjet Evropiane 2019: Fushata për deputetë evropianë – e vështirë dhe kontradiktore

Foto: BGNES

Fushata zgjedhore për deputetë evropian në Bullgari është në mesin e vet, por po kalon si me gjysmë zemër dhe mbase supozimet për një pjesëmarrje modeste në zgjedhjet evropiane do të konfirmohen.

Gjatë hapjes së sesionit veror të parlamentit, të drejtën e tyre për bërjen e deklaratave e shfrytëzuan vetëm dy parti partia në pushtete GERB dhe partia “Volja”. “Patriotët e Bashkuar” dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk deshën që të bëjnë të tilla, kurse Partia Socialiste Bullgare po vazhdon të bojkotojë punën e parlamentit. Shfaqjet individuale të kandidatëve për eurodeputetë sikur nuk dallohen ndër të gjitha informacionet dhe lajmet në media dhe është shumë e vështirë që njeriu të orientohet në mesazhet e drejtuara prej tyre.

Partia Socialiste Bullgare kërkon që kryeministri Bojko Borisov të dalë në pushim, derisa ecën fushata zgjedhore, dhe të mos përdoren para shtetëror për zhvillimin e fushatës zgjedhore të qeveritarëve. Por Borisovi pohon se në programin e tij gjatë ditëve të fundit nuk ka asnjë aktivitet parazgjedhor.

Partia e tij GERB është kritikuar ashpër dhe nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë,  dhe për faktin se në Bashkimin Evropian ajo zhvillon një lloj politike kurse në Bullgari një politikë tjetër. Për shembull, lëvizja komenton se në Bashkimin Evropian, partia GERB e përkrahë larminë gjuhësore, kurse në Bullgari ndalon përdorimin zyrtar të gjuhëve të tjera.

Fushata e partisë VMRO tregon se, ajo synon të tërheqë votat e nacionalistëve pas prishjes së koalicionit të “Patriotëve të Bashkuar”. Më pak në mediat bullgare pasqyrohen aktivitetet e partisë së biznesmenit Veselin Mareshki “Volja”. Kjo është paradoksale, duke pasur parasysh ajo jep më shumë para për fushatën e vet mediatike pas partisë qeverisëse GERB.

Por, prapë së prapi çdo një prognozë në këtë moment është mjaft e pasigurt, sepse ndoshta disa nga forcat politike kanë ndarë atu të forta për momentin e fundit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet Evropiane 2019: GERB dhe Partia Socialiste Bullgare konfrontohen dhe në etapën e fundit të fushatës zgjedhore

Disa orë pasi kryeministri dhe lider i partisë GERB Bojko Borisov deklaroi në një intervistë se në luftën zgjedhore Partia Socialiste Bullgare përdor mjete nga tekstet shkollore të KGB-së (Komitetit të Sigurisë Shtetërore), liderja e listës së Partisë..

botuar më 19-05-21 1.38.MD

Zgjedhjet Evropiane 2019: Fushata për zgjedhjet evropiane hyri në fazën e fundit

Kjo fundjavë ishte e fundit nga fushata paraelektroale për zgjedhjen e evrodeputetëve bullgarë më 26 maj. GERB zhvilloi aktivitetin e tij qendror në Sofje me pjesëmarrjen e kandidatit për kryetar të Komisionit Evropian (KE) Manfred Weber nga Partia..

botuar më 19-05-20 12.14.MD

Zgjedhjet Evropiane 2019: Përkrahja për Partinë Socialiste Bullgare dhe për partinë GERB është pothuajse e barazuar

Në një konferencë në Sofje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti makinat për votim në zgjedhjet evropiane, të cilat do tu dorëzohen Komisioneve Zgjedhore Zonale më 24 maj. Furnizuesi dhe auditorët nga Akademia Bullgare e Shkencavedhe dhe Universiteti i..

botuar më 19-05-17 12.33.MD